Haxhiu: Kurti na ka njoftuar në vija të trasha për propozimin për Asociacionin, s’do të ketë autonomi

Haxhiu: Kurti na ka njoftuar në vija të trasha për propozimin për Asociacionin, s’do të ketë autonomi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti i ka njoftuar “në vija të trasha” mbi propozimin e ndërkombëtarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Haxhiu tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se në Kosovë “nuk do të ketë […]

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti i ka njoftuar “në vija të trasha” mbi propozimin e ndërkombëtarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Haxhiu tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se në Kosovë “nuk do të ketë autonomi”

“Nuk ka asnjë autonomi. Nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, tha ajo.

Ministrja nuk deshi të flasë në hollësi për draft-statutin e Asociacionit, pasi tha se “nëse unë do të hyja në detaje të tjera, mendoj se nuk është përgjegjësi e imja”.

“Kur të bëhet publik do ta shihni edhe ju”, iu tha ajo gazetarëve.

Haxhiu tha se Kurti “është partner serioz” dhe se ka konsideratë për kërkesat e ndërmjetësve të dialogut. Ministrja tha se sa për Kurtin “teksti mund të jetë publik që prej dje”, por shtoi se “kjo nuk mund të ndodh dhe për këtë arsyet i ka përmendur kryeministri”.

“Kryeministri Kurti është partner serioz që i trajton me respekt, por edhe me konsideratë kërkesat e ndërmjetësve. Ai e ka ekipin e tij për dialog, me të cilin ndan dokumente të cilat kanë nevojë të vlerësohen dhe të komentohen. Konsultohet me presidenten e Republikës së Kosovës, po ashtu me kryetarin e Kuvendit, që janë krerë të institucioneve. Kur ka nevojë për vlerësimet e mia si ministre e Drejtësisë, unë jam gjithmonë në dispozicion”, tha Haxhiu.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje na ka njoftuar në vija të trasha mbi propozimin europiano-amerikan”, theksoi ajo.

Para seancës së fundit të Kuvendit ku raportoi kryeministri, Haxhiu tha se Kurti “e ka takuar po ashtu edhe grupin paralamentar të cilët i ka njoftuar për mbarëvajtjen e takimit të 21 tetorit por edhe me qëndrimin e Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?