Hasani: Asociaconi jashtë rendit kushtetues të Kosovës

Hasani: Asociaconi jashtë rendit kushtetues të Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të propozuar nga treshja evropiane Ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit nëse bëhet është  jashtë rendit kushtetues të Kosovës. “Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, […]

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të propozuar nga treshja evropiane

Ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit nëse bëhet është  jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

“Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, mandej Gjykatës Kushtetuese i caktohen kompetenca. Faktikisht organet qendrore vihen në shërbim të bashkësisë së komunave serbe, shërbëtorë të tij”, tha ai.

“Kjo çfarë po ndodh edhe kjo bashkësi e komunave do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Do të thotë si mos të ekzistojë Kushtetuta e Kosovës fare”, ka thënë Hasani

Sipas Hasanit draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është ligj, pasi ligje nxjerr vetëm Kuvendi i Kosovës.

Hasani, tha se draft-statutin e quajti “shkarravinë” dhe se sipas tij, atë në Gjykatë Kushtetuese mund ta sjellin vetëm një kategori e personave që kanë rol publik në Kosovë.

“Atë mund ta bien në gjykatë si vendim të qeverisë vetëm deputetët, palët e autorizuara, Avokati i Popullit dhe Presidentja e Kosovës. Nuk mundet kryeministri”.

“Nuk pres prej Gjykatës Kushtetuese të shërbejë si bigë për proceset politike që janë pranuar me ndërkombëtarët”, tha Hasani në  në Klan Kosova.

Më tej, sipas Hasanit, me anë të themelimit të Asociacionit, Serbia futet si asnjëherë më parë në çështje të brendshme të Kosovës dhe i kontestohet titulli juridik, pavarësia.

“Serbia futet, më shumë se asnjëherë më parë në çështjet e brendshme të Kosovës që lidhen me sovranitetin e brendshëm të Kosovës. Prej mënyrës së financimit”.Reklama

“Neve na kontestohet titulli juridik i pavarësisë që është shpallur dhe që na ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Çdo zgjidhje e autonomisë serbe në Kosovë nuk mund të jetë e përhershme”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?