Haradinaj-Kurtit: Kryeministër çka po pret? Policia ka të drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së njësive elitare të policisë së Kosovës. Ai iu drejtua me një pyetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. “Kryeministër, çka po pret?”, e pyeti Haradinaj, Kurtin. Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se “policia ka të drejtë”. Protestuesit kërkuan nga shefi i qeverisë që […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së njësive elitare të policisë së Kosovës.
Ai iu drejtua me një pyetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
“Kryeministër, çka po pret?”, e pyeti Haradinaj, Kurtin.
Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se “policia ka të drejtë”.
Protestuesit kërkuan nga shefi i qeverisë që të merr hapa konkrete drejt zgjidhjes së problemit të tyre.
Ata thanë se “nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre”.
NJSI dhe Skuadra e bombave, shprehen pakënaqësinë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me shtesat e ndara nga ana e ekzekutivit.












