Haluk Bayraktar nderohet me medalje nga ministri i mbrojtjes

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐨𝐫𝐨𝐢 𝐦𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐮𝐚𝐫” 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐬𝐞̈ “𝐁𝐚𝐲𝐤𝐚𝐫”, 𝐇𝐚𝐥𝐮𝐤 𝐁𝐚𝐲𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministri Shemsi Syla, kanë pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili. […]
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐨𝐫𝐨𝐢 𝐦𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐮𝐚𝐫” 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐬𝐞̈ “𝐁𝐚𝐲𝐤𝐚𝐫”, 𝐇𝐚𝐥𝐮𝐤 𝐁𝐚𝐲𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministri Shemsi Syla, kanë pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Ministri Maqedonci tha se bashkëpunimi me kompaninë “Baykar” është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake dhe diskutoi për projektet e radhës në të cilat do të investohet, duke u dakorduar me z.Bayraktar se ky bashkëpunim të zgjerohet përtej blerjeve.
Ndërsa, Gjeneral Jashari në këtë takim u shpreh se përmes prodhimeve të blera nga kompania “Baykar”, FSK tani mund të ushtrojë misionin e saj në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri.
Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri Maqedonci e dekoroi z. Bayraktar me medalje për “Shërbim të Shquar”.












