Gutierrez kërkon anulimin e procesit: LDK manipuloi përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Gutierrez kërkon anulimin e procesit: LDK manipuloi përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka thënë se është i shqetësuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit për përzgjedhjen anëtarëve të bordit të RTK-së. Ai ka thënë se duket qartë se ka manipulime politike, e veçanërisht nga LDK-ja. “Kam shqetësime të forta për vlefshmërinë e procesit aktual të rizgjedhjes së bordit […]

“Kam shqetësime të forta për vlefshmërinë e procesit aktual të rizgjedhjes së bordit të drejtorëve të transmetuesit publik RTK. Mua më duket e qartë se ka pasur manipulime politike, veçanërisht nga opozita e LDK-së, për diskreditimin e padrejtë të kandidatëve të caktuar. LDK do të bënte më mirë të mbronte interesin publik sesa interesat e saj partiake”, ka deklaruar ai.

Javën e kaluar dy deputetët e LDK-së, Armend Zemaj dhe Agim Veliu, votuan me nga katër pikë kandidatët Besnik Boletini, aktualisht kryetar i bordit dhe Arta Berisha nënkryetare. Ndërsa disa nga kandidatët tjerë me nga 100 pikë, duke mos ofruar asnjë arsyetim. Për më tepër atyre u janë bërë pyetje shtesë, e të cilat nuk u janë bërë kandidatëve tjerë.

Lidhur me këtë ka reaguar Lëvizja FOL e cila e ka monitoruar procesin.

Kjo organizatë konsideron që procesi i intervistimit ka qenë i padrejtë, jotransparent dhe shkelje flagrante  i parimit të meritokracisë.

“FOL vlerëson se procesi i vlerësimit të kandidatëve nuk kishte trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve gjatë intervistimit. Kandidatëve nuk u janë bërë pyetjet e njëjta gjatë intervistimit, gjë që do të lejonte vlerësim objektiv të të gjithë kandidatëve. Anëtarët aktualë të bordit të RTK-së u janë bërë nënpyetje shtesë, të cilat pyetje sipas vlerësimit tonë ishin pyetje tendencioze”, thuhet në reagimin e FOL.

Duke marrë parasysh që procesi nuk ka shkuar mirë FOL ka kërkuar ripërsëritjen e konkursit.

Anulimin e procesit po e kërkon edhe Ricardo Gutierrez, i cili deklaroi se ka dyshime edhe për kandidatin më të favorizuar nga shumica e partive politike, Mehmet Kalisi. Sipas tij, ky person publikisht e mbështet partinë në pushtet dhe kryeministrin.

“Kam disa dyshime edhe për kandidatin më të favorizuar nga shumica e partive politike, Mehmet Kalisi, i cili është një person që publikisht mbështet partinë në pushtet dhe kryeministrin e Kosovës. Propozimi i tij për të krijuar një agjenci shtetërore të lajmeve brenda transmetuesit publik është një projekt i rrezikshëm. Televizioni publik është i të gjithë qytetarëve, jo i shtetit. Mendoj se një kandidat që ka plane të tilla nuk duhet të bëhet anëtar i bordit të RTK-së”, tha tutje ai.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të anulojë procesin aktual dhe të sigurojë që personat si Kalis ose të tjerë që janë të lidhur me VV-në të qëndrojnë larg bordit të RTK-së.

“I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti që të anulojnë procesin aktual të zgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe të sigurojnë që individët si z. Kalisi apo të tjerë që janë të lidhur me partinë në pushtet të mbahen larg bordit të RTK-së. I kujtoj zotit Kurti se puna e mirë e bërë nga partia e tij në zgjedhjen e bordit të transmetuesit publik dy vjet më parë u komprometua seriozisht kur drejtor i televizionit publik u zgjodh Rilind Gervalla, një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.  Autoritetet publike në Kosovë duhet të shmangin politizimin e mëtejshëm të RTK-së. Në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjera ai në një postim në “Facebook”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?