Gjuajtje me armë mes hajnave dhe policëve në Ferizaj (VIDEO)

Një njësit i Policisë së Kosovës është përballur me të shtëna armësh nga katër hajna, të cilit kanë tentuar ta grabitin një bankomat në pikën e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj të enjten në mesnatë. Grabitja e armatosur dhe ballafaqimi i hajnave me policët ka ndodhur rreth orës 4:50 të mëngjesit të së premtes, tha […]

Një njësit i Policisë së Kosovës është përballur me të shtëna armësh nga katër hajna, të cilit kanë tentuar ta grabitin një bankomat në pikën e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj të enjten në mesnatë.

Grabitja e armatosur dhe ballafaqimi i hajnave me policët ka ndodhur rreth orës 4:50 të mëngjesit të së premtes, tha policia.

Në një njoftim për media, Policia tha se katër personat e dyshuar ishin të pajisur me armë të gjata.

“Të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, tha policia.

Hajnat e dyshuar u arratisën nga vendi i ngjarjes, sipas policisë.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget”, tha policia.

Ndërkaq, një faqe lokale në rrjetin social Facebook publikoi një video në të cilën dëgjohen të shtëna në vendin e ngjarjes.

Policia tha se rasti është cilësuar në drejtim të tri veprave penale: Tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?