Gjashtë miliardët e BE’së për Ballkanin: Kosova e Serbia s’e marrin asnjë cent nëse nuk përparojnë në dialog

Gjashtë miliardët e BE’së për Ballkanin: Kosova e Serbia s’e marrin asnjë cent nëse nuk përparojnë në dialog

Ministrat e financave nga Ballkani Perëndimor do të takohen javën e ardhshme në Shkup për planin për rritje ekonomike në vendet e rajonit, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, të cilin dje e prezantoi Komisioni Evropian. Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, ekziston një parakusht për marrjen e fondeve në lidhje me procesin e […]

Ministrat e financave nga Ballkani Perëndimor do të takohen javën e ardhshme në Shkup për planin për rritje ekonomike në vendet e rajonit, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, të cilin dje e prezantoi Komisioni Evropian.

Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, ekziston një parakusht për marrjen e fondeve në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Edhe Serbia edhe Kosova do të punojnë veçmas për përmbushjen e kushteve për normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk do të ketë fonde për ta, edhe nëse zbatojnë reforma por nuk ka përparim në dialog. Prandaj, për Serbinë dhe Kosovën, parakusht themelor është normalizimi i marrëdhënieve për të siguruar fonde.

Nëse njëra palë i plotëson kushtet paraprake dhe tjetra jo, burimet financiare do t’i kalojnë palës tjetër.

Pagesat në kuadër të planit katërvjeçar janë planifikuar çdo gjashtë muaj, ndërsa kësti i parë pritet të jetë në verën e vitit të ardhshëm. Gjithsej janë parashikuar 6 miliardë euro, dy për grante dhe katër në formë kredie. Çdo qeveri mund të përdorë fondet e BE-së sipas dëshirës.

Kur bëhet fjalë për masat e BE-së kundër Kosovës, sipas një zyrtari të lartë të BE-së, pritet që ato të tërhiqen para fillimit të alokimit të fondeve, me kusht që Kosova të bëjë atë që është e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?