Germat në frymë Kushtetuese, fryma nuk e di: Lexoni fjalët me të cilat Kurti po flet për Zajednicën

Germat në frymë Kushtetuese, fryma nuk e di: Lexoni fjalët me të cilat Kurti po flet për Zajednicën

E PËRDITUËSUAR Keshtu deklaroi Kurti ne Kuvend:  Drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mos njohëse të Kosovës, që ishte cimentuar në marrëveshjet 2013-2015, pra në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Kosovës. Si një shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike […]

Keshtu deklaroi Kurti ne Kuvend: 

Drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mos njohëse të Kosovës, që ishte cimentuar në marrëveshjet 2013-2015, pra në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Kosovës.

Si një shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues, minues për Republikën.

Kjo qartazi nuk është Zajednicë si e 2013-2015.

Asisoji do të ishte e padiskutueshme.

E dyta: drafti në vlerësimin tim politik e bën të qartë që mekanizmi që do të themelohet, do të ketë karakter bashkëpunues e menaxhues.

E treat: Drafti mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia, që serbëve në Kosovë t’iu projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës. Drafti e bën të qartë se vendi është Republika e Kosovës.

Kjo i bie që Serbia do të duhej të hiqte dorë nga premisa që serbët në Kosovë jetojnë në Serbi.

Drafti – për fund, e bën të qartë se cfarëdo ndryshimi i statutit bëhet me leje të Gjykatës Kushtetuese.

Tash drejtimi është i qartë dhe i njohur, është Kushtetuta.

Ajo që kanë sjellur, nuk është cka do shkruaja unë. Shkrimi i tij është bërë me shumë më tepër kujdes për germën e Kushtetutës sesa për frymën e Kushtetutës.

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në Kuvend, në seancë e jashtëzakonshme:

Një dekadë e dialogut, solli shumë dokumente të titulluara si ‘marrëveshje e konkluzione’, por ajo që do të veçohej, është ajo e Asociacionit, që pati kaluar në këtë Kuvend, duke e kthyer obligim ndërkombëtar.

Më 2015, i shtohet marrëveshja për parimet, të cilës Kushtetuesja i gjeti shkelje në 23 nene.

Të gjitha marrëveshjet janë bërë nën supozimin për normalizim marrëdhëniesh e integrim të veriut.

Dy marrëveshje si ajo 2013 dhe 2015, ndëkrohë pa njohje.

Prej kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re, ku në qendër është njohja reciproke.

Sfida kryesore ishte trashigimia në dialog që nuk solli njohje.

Fokusi primar i qeverisë, ishte edhe aty ku ishte kërkesa e qytetarëve në zgjedhjet historike, për punë dhe drejtësi.

Për neve, suksesi demokraitk dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, i kontribuon edhe sundimi i ligjit në veri.

Sundimi i ligjit n aka sjell shpesh përballje në veri, që sic u pa, janë sponzorizuar nga Serbia.

Kriminelët në veri të vendit, ishin pjesë e koalicionit qeverisës ndër vite.

Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, është marrëveshje për njohje de-facto të Kosovës nga Serbia.

Ky është rezultati i dy viteve dialog.

Marrëveshja bazike dhe Aneksi i saj, në gjashtë rreshta të preambulës dhe pesë nenet e para i ka njohje de fakto të Kosovës nga Serbia.

Vetëm një nen, neni 7 i marrëveshjes ndërlidhet me trashigiminë e dialogut nga qeveritë e kaluara.

Më 21 tetor, kemi pritur pesë emisarët, që sollën një plan për ecjen përpara.

Ky plan përfshin edhe një propozim për një draft statut për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes.

Draft propozimi për zbatimin e nenit 7, në lidhje me nenin 10, është shkruar me kujdes për gërmën e Kushtetutës do të thosha më shumë se frymën e tij.

Drafti parashihet të shkojë në Kushtetuese menjëherë pas pranimit të tij./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?