Gashi: Albin Kurti sot tregoi se është vrasësi i shokëve të tij, që me vetëdije i çoi në vdekje

Kështu tha deputeti Arben Gashi në Kuvend: E pranoi, qitmani ta nënshkruaj vec ta nënshkruajë edhe Serbia se qysh ka me u organize autonomia e serbëve në Kosovë. Për me i ikë kësaj, flet për ngjarje. Ngjarja e Brukselit më 2013, më 2015, ngjarja e Ohrit. Faktet janë se kur do me mbrojtë veten për […]
E pranoi, qitmani ta nënshkruaj vec ta nënshkruajë edhe Serbia se qysh ka me u organize autonomia e serbëve në Kosovë.
Për me i ikë kësaj, flet për ngjarje. Ngjarja e Brukselit më 2013, më 2015, ngjarja e Ohrit.
Faktet janë se kur do me mbrojtë veten për Ohrin dhe Brukselin thotë unë e bëra atë marrëveshje, mbi parimin e partneritit me ndërkombëtarë, letrën e Mogerinit dhe vendimin për të shkuar në Kushtetuese.
I pranon ato fakte, por i denigron personat që i kanë sjell ato fakte, duke i quajtur tradhtarë.
Personat janë tradhtarë, pasojat janë positive.
Ky është kryeministër që denigron njerëz dhe me denigrim të njerëzve ka shkaktuar edhe pasoja, pasoja është që kemi Asociacion, sanksione, persona të vdekur që kanë besu mbi kauzat e tij të rrejshme.
Cka i duhet sot Kosovës? Cka kemi kërku na? Kemi kërku dokumentin, mos të flasim për ngjarje dhe njerëz, por për fakte.
Sot në momentin kur thy ka se ka pranu me nënshkru me Serbinë dokumente për cështje të brendshme me Kosovën, sot ky quhet vrasësi i shokëve të vetë, gjymtimit të policëve, sepse ky sot e ka vra idealin e tij.
Ky sot e konfirmoi se i ka çun ë vdekje me vetëdije shokët e tij, për pushtet.
Nuk kam dashtë me folë kështu, për këtë arsye kam kërku dokumente, me folë për dokumentin, e jo për ngjarjet, për njerëzit./Periskopi












