Forcat izraelite hyjnë në spitalin kryesor të Gazës

Forcat izraelite hyjnë në spitalin kryesor të Gazës

Gjashtë tanke dhe mbi 100 ushtarë izraelit raportohet të kenë hyrë në hapësirat e spitalit Al-Shifa në Gaza. Siç shkruan BBC, dëshmitarë okularë kanë thënë forcat izraelite kanë hyrë në departamentin kryesor të urgjencës së spitalit. “Pashë gjashtë tanke brenda spitalit dhe më shumë se 100 ushtarë. Ata hynë në departamentin kryesor të urgjencës, disa […]

Gjashtë tanke dhe mbi 100 ushtarë izraelit raportohet të kenë hyrë në hapësirat e spitalit Al-Shifa në Gaza.

Siç shkruan BBC, dëshmitarë okularë kanë thënë forcat izraelite kanë hyrë në departamentin kryesor të urgjencës së spitalit.

“Pashë gjashtë tanke brenda spitalit dhe më shumë se 100 ushtarë. Ata hynë në departamentin kryesor të urgjencës, disa nga ushtarët ishin të maskuar dhe bërtisnin: “Mos lëviz, mos lëviz”.”, tha dëshmitari.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, ku thanë se nuk e mbështesin sulmin e spitalit Al-Shifa.

“Nuk duam të shohim të shtëna në një spital ku njerëz të pafajshëm, njerëz të pafuqishëm, njerëz të sëmurë që përpiqen të marrin kujdesin mjekësor që meritojnë janë kapur në mes të zjarrit”,  ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.

Tutje, bëhet e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit “diskutuan gjerësisht përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë shumë fëmijë dhe një numër të qytetarëve amerikanë”.

Sulmi në spitalin Al-Shifa vjen vetëm disa orë pasi ShBA-ja për herë të parë tha se inteligjenca e saj mbështeti pretendimet e Izraelit se Hamasi ka vendosur një qendër komandimi në spitalin Al-Shifa, një pretendim ky i refuzuar vazhdimisht nga grupi qeverisës i Gazës.

Për këto komente, Hamasi ka fajësuar Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se presidenti amerikan është së bashku me Izraelin “plotësisht përgjegjës” për sulmin, duke shtuar se komentet e inteligjencës amerikane i kanë dhënë “dritën jeshile” Izraelit për të nisur sulmin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?