Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për të ndaluar azilkërkuesit

Finlanda do të mbyllë katër pika kufitare me Rusinë për të ndaluar azilkërkuesit

Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, për të ndalur valën e azilkërkuesve, ka thënë kryeministri finlandez, Petteri Orpo. Presidenti i Finlandës tha më 15 nëntor se rritja e numrit të azilkërkuesve duket se është hakmarrje ruse për bashkëpunimin e Finlandës me Shtetet e Bashkuara, në fushën e […]

Më 18 nëntor, Finlanda do t’i mbyllë katër prej nëntë pikave kufitare me Rusinë, për të ndalur valën e azilkërkuesve, ka thënë kryeministri finlandez, Petteri Orpo.

Presidenti i Finlandës tha më 15 nëntor se rritja e numrit të azilkërkuesve duket se është hakmarrje ruse për bashkëpunimin e Finlandës me Shtetet e Bashkuara, në fushën e mbrojtjes.

Finlanda, shtet i Bashkimit Evropian, i cili është anëtarësuar në NATO këtë vit, pas shumë vjetëve neutralitet, e ka zemëruar Rusinë, me të cilën e ndan një kufi prej 1.340 kilometrash.

Kjo pjesë kufitare e Finlandës me Rusinë shërben edhe si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian.

Katër pikat kufitare që do të mbyllen janë në pjesën juglindore të Finlandës dhe janë ndër pikat më të ngarkuara për qarkullim mes dy palëve.

“Qeveria ka vendosur sot që Finlanda do t’i mbyllë disa pika kufitare lindore. Pikat kufitare lindore do të mbyllen në natën mes të premtes dhe së shtunës”, ka thënë Orpo në një konferencë për media.

Këtë javë, dhjetëra azilkërkues prej Irakut, Jemenit, Somalisë dhe Sirisë, kanë arritur brenda një dite në Finlandë, përmes Rusisë.

Numri i akumuluar i të ardhurve që nga shtatori tani është 280 azilkërkues, tha të enjten Autoriteti i Rojës Kufitare.

Azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Rusisë nga 17 nëntori e tutje do të lejohen të dorëzojnë kërkesat e tyre vetëm në dy pika kufitare veriore, tha qeveria finlandeze.

Rreth 3.000 njerëz përdorin pikat kufitare juglindore të Finlandës në baza ditore.

Orpo tha se ai e kuptonte se mbylljet e pikave kufitare do ta bëjnë jetën e përditshme më të vështirë për njerëzit që lejohen të udhëtojnë midis Finlandës dhe Rusisë./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?