Erion Braçe i denoncoi dje, cilët janë biznesmenët e “SPEKTRI” dhe “ED KONSTRUSKION” që morën miliarda për Bashkinë e Divjakës

Erion Braçe i denoncoi dje, cilët janë biznesmenët e “SPEKTRI” dhe “ED KONSTRUSKION” që morën miliarda për Bashkinë e Divjakës

Politikani socialist Erion Braçe dononcoi dje pronarët e disa kompanive që kanë punuar për godinën e re të Bashkisë së Divjakës. Sipas tij, fasada e godinës së re dhe punimet që janë kryer janë të tmerrshme, si për vetratat, për fasadat dhe ambientet e brendshme. “Shënoini këta emra: Bert Yzeiraj, Fred Ibrahimi, Andon Kristo, Skender […]

Politikani socialist Erion Braçe dononcoi dje pronarët e disa kompanive që kanë punuar për godinën e re të Bashkisë së Divjakës. Sipas tij, fasada e godinës së re dhe punimet që janë kryer janë të tmerrshme, si për vetratat, për fasadat dhe ambientet e brendshme.

“Shënoini këta emra: Bert Yzeiraj, Fred Ibrahimi, Andon Kristo, Skender Çela; Te katert bashke shkaterruan nje projekt fantastik-bashkine e re te #Divjakes”, shkruante ndër të tjera Erion Braçe në llogarinë e tij publike në Facebook.

Cilët janë biznesmenët që akuzon Braçe?

  • Robert Yzeiraj – Pronar i kompanisë S P E K T R I SH.P.K
  • Alfred Ibrahimi – Aksioner kryesor (50%) i kompanisë ED KONSTRUKSION SH.P.K
  • Andon Kristo – Aksioner (50%) i kompanisë AIDA CONSTRUCTION SH.P.K
  • Skënder Çela – Pronar i kompanisë HTS COMPANY SH.P.K

Newsbomb.al mëson se Robert Yzeiraj i “SPEKTRIT” dhe Alfred Ibrahimi i “ED KONSTRUKSION” janë fituesit e tenderit të njoftuar tre vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për ndërtimin e godinës së re dhe parkimit të Bashkisë Divjakë.

Njoftimi i fituesit te tenderit per godinen e re te Bashkise se Divjakes
Njoftimi i fituesit te tenderit per godinen e re te Bashkise se Divjakes

Ky bashkim operatorësh është shpallur fitues mes disa kompanive dhe bashkimesh operatorësh të tjerë, të cilët kanë garuar në vitin 2020 për këtë tender me fond limit 206,869,498 milionë lekë të reja, ose rreth 2.1 miliardë lekë të vjetra.

Dy kompanitë e drejtuar nga Yzeiraj dhe Ibrahimi kanë ofruar 140,788,187 lekë të reja ose 1.4 miliardë lekë të vjetra dhe janë shpallur fitues.

Mirëpo, referuar të dhënave të Open Data Albania, kjo procedurë prokurimi është kategorizuar me “flamur të kuq” që në momentin e njoftimit të fituesit në vitin 2020. Arsyeja është se janë skualifikuar nga gara të gjithë operatorët e tjerë, përveç fituesit.

Open Data Albania e ka kategorizuar me flamur te kuq kete procedure prokurimi
Open Data Albania e ka kategorizuar me flamur te kuq kete procedure prokurimi

Kushti në këtë tender ka qenë që fitues nuk mund të shpallet operatori me ofertën më të ulët.

Nuk dihet nëse Fondi Shqiptar i Zhvillimit me drejtues Dritan Agollin kanë ndjekur punimet për ndërtimin e godinës së re dhe parkimit të Bashkisë Divjakë, duke angazhuar kompani mbikëqyrëse siç e parashikon ligji, apo dy kompanitë e drejtuara nga Robert Yzeiraj dhe Alfred Ibrahimi kanë vepruar sipas planit të tyre, duke mos përmbushur kontratën./newsbomb.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?