Emisari francez kërkon “stabilizimin e situatës” në Veri të Kosovës

Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ka zhvilluar të mërkurën një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë (MPJ), Ivica Daciç, ku kanë diskutuar për rrjedhën e tensionuar në raportet midis Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE). Në njoftimin […]

Në njoftimin e MPJ-së së Serbisë pas takimit, thuhet se diplomati francez ka theksuar se kur bëhet fjalë për pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, qëllimi kryesor duhet të jetë “stabilizimi i situatës” dhe “normalizimi i marrëdhënieve”, derisa ka përsëritur mbështetjen e Francës për procesin e “integrimit evropian” të Serbisë dhe rajonit.

E lidhur me situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, shefi i diplomacisë serbe, sipas njoftimit të MPJ-së së Serbisë, ka thënë se prioriteti i palëve duhet të jetë deeskalimi i situatës dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksi i Implementimit (Ohër, 18 mars), përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Franca ka emëruar diplomatin Troccaz të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, derisa emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon, përfshirë procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në sfondin e zgjerimit të BE-së. Nuk dihet nëse diplomati francez do ta vizitojë Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?