Ekzekutohet në Ekuador 53 vjeçari shqiptar (VIDEO)

Ekzekutohet në Ekuador 53 vjeçari shqiptar (VIDEO)

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në Ekuador. Mediat ekuadoriane raportojnë se bëhet fjalë për 53-vjeçarin Arjanit Rizaj, i cili është vrarë me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza” në Guayaquil, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda makinës së parkuar. Banorët dhe disa shitës të zonës […]

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në Ekuador.

Mediat ekuadoriane raportojnë se bëhet fjalë për 53-vjeçarin Arjanit Rizaj, i cili është vrarë me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza” në Guayaquil, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda makinës së parkuar.

Banorët dhe disa shitës të zonës që panë ngjarjen nga afër deklaruan për policinë se në drejtim të shqiptarit u qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Autorët u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Sipas informacioneve të para nga Policia Kombëtare e Ekuadorit, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, dhe më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit të saj. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të vlefshme në Ekuador, prandaj mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij, ose vëllai i tij që banonte në Kanada.

Vrasja ka ndodhur në të njëtjën ditë me arrestimin e bosit të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi, i cili u prangos sot në Turqi, megjithatë nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?