E përmendi Thaçin bashkë me Vuçiqin në Paris, Çitaku i reagon Kurtit: Turp, e shpërfaq vogëlsinë e tij

E përmendi Thaçin bashkë me Vuçiqin në Paris, Çitaku i reagon Kurtit: Turp, e shpërfaq vogëlsinë e tij

Kryeministri Albin Kurti sot në një panel në Forumin e Paqes në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai tha se Thaçi ishte homolog i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë ide dhe të dy i përshkroi si udhëheqës autoritarë. “Ka pasë homolog edhe […]

Kryeministri Albin Kurti sot në një panel në Forumin e Paqes në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tha se Thaçi ishte homolog i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë ide dhe të dy i përshkroi si udhëheqës autoritarë.

“Ka pasë homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”, tha Kurti në Paris.

Kësaj deklarate i ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se Kurti ka kohë që merret me Thaçin dhe për faktin se ai gjendet në paraburgim dhe s’mund t’i përgjigjet, ajo e quajti të turpshme.

“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te  qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthejë sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”.

Çitaku e kritikoi Kurtin për zhvillimin brenda vendit dhe për sanksionet e vendosura nga aleatët jashtë.

“Po ashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?