E largoi shtatzënën vetëm pse ishte kontrolluar në ordinancë private, shkarkohet gjinekologu i spitalit “Isa Grezda”

E largoi shtatzënën vetëm pse ishte kontrolluar në ordinancë private, shkarkohet gjinekologu i spitalit “Isa Grezda”

Ushtruesi i detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, Genc Macula, ka larguar me forcë një grua shtatzëne, me arsyetimin se e njëjta kontrollet mjekësore i ka përfunduar në një ordinancë private. Ndonëse ishte referuar për lindje nga kjo ordinancë private, doktori në fjalë me të parë se ku […]

Ndonëse ishte referuar për lindje nga kjo ordinancë private, doktori në fjalë me të parë se ku janë kryer vizitat mjekësore, ka kërkuar që lindjen ta kryejë në të njëjtën ordinancë private dhe jo në spitalin “Isa Grezda”.

36 vjeçarja e nacionalitetit rom e cila ka dashur të mbetet anonim, ka deklaruar për Ekonomia Online se doktor Macula, i ka kërkuar që ta lëshojë spitalin me arsyetimin se nuk ishte kontrolluar në ordinancën e Maculës.

Ndonëse vendimin për lirim e kishin kundërshtuar mjekët tjerë, shtatzëna ka thënë se Macula e ka nënshkruar raportin për t’u liruar nga spitali dhe në të njëjtën kohë ka qenë shumë agresiv dhe e ka bërë të qajë. Për këtë, thotë se i ka dëshmitarë edhe pacientët tjerë.

“Në momentin që kam shkuar në spital ka qenë mbrëmje ditë e shtunë dhe ka qëlluar një doktoreshë më ka thënë se sonte duhet me qëndrua (në spital) se je e hapur disa centimetra dhe nuk rrezikojmë me të leshu në shtëpi për shkak se është lindja e tretë. Unë, për shkak se nuk kam pasur fillimisht dhimbje, kam kërkuar që të më lëshojnë në shtëpi dhe pas që e kam shtëpinë afër spitalit. Disa mjekë që vazhdimisht gjatë tërë javës më kanë kontrolluar, kanë qenë kategorikisht kundër që të më lëshojnë për shkak se isha e hapur në disa centimetra. Një ditë, nuk më kujtohet kur, ka qenë për vizitë doktor Genc Macula dhe më ka thënë se mundesh me shku në shtëpi pasi paske qenë edhe paciente e doktoreshës Aida Kumnova sepse fillimisht mi ka kërkua raportet se ku jam kontrolluar dhe kur e ka pa emrin e sa (Aidës), ka thënë se mundesh edhe te ajo me shku me lind se e ka një zbritje”, u shpreh ajo, teksa nuk deshi që t’i përmendjes emri.

“Të premten kur është bërë vizita e radhës edhe më ka kontrollu dr Genci në dhomë dhe më ka thënë se ‘ti ende je këtu dhe a të kam thënë me shku në shtëpi, mos po dëshiron me ta ndal spitalin’ dhe ma ka shkruar në raport që unë lirohem nga spitali, përkundër kundërshtive të mjekëve tjerë sepse ai si drejtor aty. Shumë agresiv ka qenë, kam qajtë dhe dëshmitarë kanë qenë pacientet tjerë. Pesë mjekë më kanë thënë se nuk guxojmë me të leshu në shtëpi, ndërsa ai më ka thënë se mundesh me shku. Shumë presion më ka bërë”, deklaroi ajo, teksa shtoi se pas këtij vendimi ka dorëzuar ankesë në drejtorinë e spitalit.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, i cili e konfirmoi shkarkimin. Shala tha se vendimi është marrë në bazë të ankesës dhe i është hapë rrugë Komisionit Disiplinor.

“Po është shkarku nga pozita e ushtruesit e detyrës së shefit të sallës së lindjes, bazuar në ankesën e pacientes që ka qenë shtatzënë. Rasti ka qenë tepër i ndjeshëm dhe veprimi i jonë ka qenë i menjëhershëm. Ne jemi të obliguar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë ndihmën e kërkuar pa dallime, për arsye se të gjitha institucionet publike e private që janë të licencuara, jemi të barabarta me Ligj, pavarësisht se nga cili institucion referohet”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?