Dorëheqja e Vulinit, Biserko: Dëshmi për rritje të presionit ndaj Serbisë pas Banjskës

Dorëheqja e Vulinit, Biserko: Dëshmi për rritje të presionit ndaj Serbisë pas Banjskës

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë, i sanksionuar nga SHBA, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një deklaratë për media, Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja “po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”, shkruan AntenaM. Lidhur me këtë, kryetarja e Komitetit […]

Lidhur me këtë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbi, Sonja Biserko, thotë se nga Banjska e deri më sot është intensifikuar aktiviteti perëndimor dhe presioni i madh ndaj Serbisë, sepse ngjarja në Banjskë është një paralajmërim se çfarë mund të kishte ndodhur.

“Presioni u rrit dhe herën e fundit që Ursula Von der Leyen ishte atje ajo tha qartë se Serbia pritet ta njohë Kosovën, që do të thotë se Kosova duhet të lejohet të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe se duhet lejuar të bëjë shumë gjëra të tjera dhe me sa mund të shohim ajo pjesë për Vulin është përmbushur. Vuçiq përfundimisht u detyrua të zëvendësojë Vulin,” ka deklaruar Biserko për Antena M

Biserko është e mendimit se Vuçiq nuk hoqi dorë nga bindjet e tij, por se u detyrua të zëvendësojë Vulin.

“Natyrisht që presioni i Perëndimit ndaj aktorëve në Ballkan është rritur dhe mendoj se kjo para së gjithash i përket largimit përfundimisht nga politika e zbutjes dhe nënçmimit ndaj Serbisë, me shpresën se do ta kthejnë atë drejt Perëndimit, gjë që nuk ndodhi.Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më tej, do të shohim se kush do ta zërë vendin e Vulin, ndoshta dikush nga rrethi i tij i ngushtë. Ne e dimë që Vulin ishte agjent rus, ai punonte për Rusinë. Ai filmoi opozitarët rusë i cili ka pasur takime në Serbi dhe e ka çuar direkt te Peskov. Ai ka bërë një sërë gjërash që flasin për lidhjen e tij me shërbimin rus”, tha Biserko, transmeton Express.

Biserko konkludon se Vulinin do ta zëvendësojë dikush nga mjedisi i tij i cili, siç shton ajo, do të jetë verbalisht më i moderuar në atë që thotë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet Serbia tani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?