Detaje nga rrëmbimi i të riut në Prishtinë: Borxhlinjtë e rrahën dhe ia morën veturën për 200 euro që s’i ktheu

Detaje nga rrëmbimi i të riut në Prishtinë: Borxhlinjtë e rrahën dhe ia morën veturën për 200 euro që s’i ktheu

Huazimi i 200 eurove dhe moskthimi i të hollave që ia kanë kërkuar tre  persona i ka kushtuar me rrëmbim një 21-vjeçari në Prishtine Dy persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në prangat e Policisë, teksa një tjetër është shpallur në kërkim. Por si ndodhi rasti? Burimet brenda Prokurorisë kanë […]

Huazimi i 200 eurove dhe moskthimi i të hollave që ia kanë kërkuar tre  persona i ka kushtuar me rrëmbim një 21-vjeçari në Prishtine

Dy persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në prangat e Policisë, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.

Por si ndodhi rasti?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është rrëmbyer të dielën në mbrëmje nga tre persona, afër shtëpisë së tij në Hajvali, ku është marrë me dhunë nga të dyshuarit dhe është dërguar në një fshat të Prishtinës.

Siç mëson Sinjali, tre të dyshuarit, të cilët kërkonin nga i riu paratë që ua kishte marrë, e kanë sulmuar fizikisht të njëjtin si “hakmarrje” e madje edhe e kanë kërcënuar seriozisht me një armë të gjatë.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas të njëjtave burime, të dyshuarit më pas kanë vendosur që t’ia marrin veturën viktimës, si “kompensim” në vend të 200 eurove dhe të njëjtin e kanë kthyer sërish te shtëpia e tij.

Posa rasti është denoncuar, njësitë policore janë vënë në lëvizje për të identifikuar të dyshuarit, dy prej të cilëve janë prangosur – teksa shtëpitë e tyre kanë qenë cak i bastisjeve.

Si rezultat i kontrolleve që janë kryer, janë gjetur çelësi i veturës së viktimës, një armë dhe dëshmi të tjera, që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe dorëzimin e kallëzimit brenda afatit ligjor, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit të tretë po vazhdojnë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?