Dëshmitari serb në Speciale thotë se u ndalua nga UÇK-ja në Vushtrri

Në Gjykatën Speciale, të enjten ka nisur dëshminë dëshmitari serb Dragan Ivaniseviç. Nga prokurori ai është duke u pyetur rreth listës së personave të zhdukur për ngjarjet në Kosovë gjatë luftës 1998-1999. I pyetur nga prokurori rreth zhdukjes së Gjuriç Nebojsha dhe Petro Markoviç, ai ka pretenduar se ishin ndaluar në Vushtrri dhe ishin vendosur prapa […]
Në Gjykatën Speciale, të enjten ka nisur dëshminë dëshmitari serb Dragan Ivaniseviç.
Nga prokurori ai është duke u pyetur rreth listës së personave të zhdukur për ngjarjet në Kosovë gjatë luftës 1998-1999.
I pyetur nga prokurori rreth zhdukjes së Gjuriç Nebojsha dhe Petro Markoviç, ai ka pretenduar se ishin ndaluar në Vushtrri dhe ishin vendosur prapa në bagazh.
Pjesë nga intervistimi i Dragan Ivaniseviç.
Prokurori: Është një listë e personave të zhdukur lidhur me ngjarjet në Kosovë, e prodhuar në mars të 2001 personat e zhdukur në këtë listë janë vendosur në formë kronologjike në bazë të zhdukjes.
Janë vetëm dy shënime në këto dokumente që mbajnë datën 9 shkurt 1999, njëri prej tyre është për Gjuriç Nebojsha dhe tjetri Petro Markoviç dhe thotë që secili prej tyre është parë në Fushë Kosovë, a është ky i njëjti vend që na thatë?
Dragan Ivaniseviç: Po.
Prokurori: Në deklaratën tuaj, të pranuar si provë keni shpjeguar se ju ka ndaluar UÇK-ja në rrugë nga Prishtina në Vushtrri, a mund të na thoni përafërsisht sa larg është Fushë Kosova nga vendi ku ju ndaluan?
Prokurori: Ju na thatë se ju futen mbrapa bagazhit në një makinë bashkë me zotërin Markoviç, nga ajo që patë a krijuat ndonjë ide se sa vjet ishte?
Dragan Ivaniseviç: Ishte terr, por do të thosha se ishte rreth moshës 35 vjeç, por nuk jam i sigurt sepse ishte e vështirë të shikoje.
Prokurori: Në lidhje me dokumentin, aty ka ditëlindjet e personave të zhdukur dhe për zotërin Markoviç datëlindja është 4 mars 1965 kështuqe i bie të ketë qenë 33-34 vjeç në kohën e ndalimit, a përputhet ajo që sapo na thatë lidhur me moshën e tij?
Dragan Ivaniseviç: Po, po përputhet.
Prokurori: Kur e patë zotërin Markoviç për herë të parë, çfarë pamje kishte si u duk kur e kishte parë?
Dragan Ivaniseviç: Më është dukur mjaft i shqetësuar, i turbulluar. Ishte i zhytur thellë në mendime, mu është dukur se ndjehej i poshtëruar.
Prokurori: A kishte në atë kohë ndonjë njëri pranë tij nga UÇK-ja?
Dragan Ivaniseviç: Po. Anëtarët e UÇK-së kishin një armë automatike dhe rrinin pranë në anën e shoferit, ishte pranë makinës dhe ai i kishte drejtuar armën atij dhe ky ishte ulur në ulsën prapa./albanianpost/












