Dedaj në Speciale: Vjosa Osmani më shkarkoi dhunshëm nga pozita e ambasadorit, në vend timin e dërgoi burrin e saj

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, po vazhdon dëshminë në Hagë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Dedaj përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se është shkarkuar, siç tha ai dhunshëm, nga detyra e ambasadorit nga Vjosa Osmani, presidentja e vendit, teksa në vend të tij është emëruar bashkëshorti i presidentes, Prindon […]
Dedaj përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se është shkarkuar, siç tha ai dhunshëm, nga detyra e ambasadorit nga Vjosa Osmani, presidentja e vendit, teksa në vend të tij është emëruar bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu.
“Së fundmi kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës që jam larguar dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ashtuqujtuara presidente Osmani për qëllime politike, sepse në vend timin e ka dërguar burrin e saj dhe në bashkëpunim me ambasadën turke në Shkup më ka largu nga pozita ambasadorit”, ka thënë Dedaj.
Gjatë dëshmisë së tij, Dedaj ka përshkruan raportet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur me partitë politike shqiptare në Prishtinë gjatë kohës së luftës.
Dedaj tha se forca politike në Prishtinë e ka shikuar me xhelozi UÇK-në.












