Canaj për super-këshilltarin: Sekseri i Gërvallës dhe VV-së, paguhet 7500 euro pa asnjë veprim konkret

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, ka reaguar pas pubikimit të lajmit ekskluziv nga Periskopi, lidhur me Gani Jakupin këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Donika Gërvallës me pagë mujore prej 7500 euro apo 90.000 euro në vit,shkruan Periskopi. Canaj përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim mes pagës së atasheut në Turqi, personi meritor […]
Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, ka reaguar pas pubikimit të lajmit ekskluziv nga Periskopi, lidhur me Gani Jakupin këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Donika Gërvallës me pagë mujore prej 7500 euro apo 90.000 euro në vit,shkruan Periskopi.
Canaj përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim mes pagës së atasheut në Turqi, personi meritor që Kosova ka drona dhe super-këshilltarit të MPJD-së.
“Atasheu i mbrojtjes në Turqi, që është meritor që Kosova ka drona, e ka pagën 1360 euro, sekseri i Donikës edhe i VV në Paris 7900€ pa e ba asnjë veprim konkret…bravo bir!” ka shkruar Canaj./Periskopi












