Burim Ramadani publikon Draftin evropian për Asociacionin

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ka publikuar draft-statutit të Asociacionit që u propozua nga pesë emisarë të BE-së dhe ShBA-së. Ai ka dhënë disa detaje për këtë draft, sipas tij selia e Asociaciacinit do të jete në Mitrovicën Veriore, drafti ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj. “Ky draft-Statut është shumë […]
Ai ka dhënë disa detaje për këtë draft, sipas tij selia e Asociaciacinit do të jete në Mitrovicën Veriore, drafti ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj.
“Ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme. Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze. Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti”, thotë ai në videon e publikuar, shkruan Telegrafi.
Ai thotë se organet e Asociacionit do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore që janë financuar nga Serbia.
Kjo është video e plotë dhe komentimi nga ai:












