“Bravo diplomacia e Qeverisë Kurti”, Çitaku: Largimi i masave ndërlidhet me themelimin e Asociacionit

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me qeverinë e Kosovës, duke i thënë diplomacisë së kësaj të fundit ‘bravo’. Çitaku në postimin e saj të bërë në Facebook, ka thënë ketë sepse, siç ka deklaruar ajo “kemi kaluar në fazën ku largimi i masave ndëshkuese të BE ndaj Kosovës ndërlidhet me […]
Çitaku në postimin e saj të bërë në Facebook, ka thënë ketë sepse, siç ka deklaruar ajo “kemi kaluar në fazën ku largimi i masave ndëshkuese të BE ndaj Kosovës ndërlidhet me themelimin e asociacionit”.
“Pra, nga de-eskalimi i situatës në veri, tani kemi kaluar në fazën ku largimi i masave ndëshkuese të BE ndaj Kosovës ndërlidhet me themelimin e asociacionit. Bravo diplomacia e Qeverisë Kurti”, ka thënë Çitaku.












