Blendi Fevziu: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë zero

Blendi Fevziu: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë zero

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë më të këqijat në dekadat e fundit. Kështu ka thënë gazetari nga Tirana Blendi Fevziu në bisedën që ka zhvilluar në Podcast me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në pyetjen e kreut të LDK-së se si i sheh marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Tiranës, Blendi Fevziu […]

Kështu ka thënë gazetari nga Tirana Blendi Fevziu në bisedën që ka zhvilluar në Podcast me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në pyetjen e kreut të LDK-së se si i sheh marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Tiranës, Blendi Fevziu tha se janë në nivel shumë të ulët.

“Zero. Më të këqijat që unë mbaj mend”, tha fillimisht Fevziu.

“Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, më thotë që nuk ka komunikim fare me kryeministrin e Kosovës. Historikisht të paktën në çështjet e rëndësishme komunikimi zyrtar ndëmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka munguar”, tha Fezviu.

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri.

“Nuk është në rregull që kryeministri i Kosovës të merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, dhe të vij të votoi në Shqipëri, kjo mund të konsiderohet provokim dhe keqpërdorim i pasaportës shqiptare”, tha ai.

Kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shoqëria kosovare është jashtëzakonisht e polarizuar, e ndarë dhe e përçarë.

“Kosova është shumë e vogël për të qenë kaq e ndarë. S’kemi politikë publike tani ky është problemi kryesor. Në Kosovë nuk ka politikë publike. Nuk flasim ne në një debat publik për një politikë të dhënë, nuk flasim për një projekt të madh, a po e bëjmë këtë projekt apo atë, a po e ndërtojmë një central me gaz, a po e ndërtojmë një shkollë apo çerdhe”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka folur edhe për raportet e Kosovës me aleatët.

“Unë po e kam brengen që në këtë përballjen me Serbinë nuk po arrijmë ta maksimizojmë në përballjen tonë me aleatët ndërkombëtar. Tani në qoftë se e analizon, Kosova përballet me një Serbi, e cila organizon sulme terroriste, destablizion Kosovën por në fund Kosova përfundon e sanksionuar, përfundon me projekte shumë më të rënda se që kanë qenë më parë dhe merr qortime ndërkombëtare, diçka nuk është duke funksionuar”, tha Abdixhiku.

Derisa Blendi Fevziu tha se “me gjithë këtë mrekulli që është Kosova, kam pritur që zhvillimi i Kosovës do ishte shumë më i madh”.

“Mençuria e një klase politike t’i iki konfliktit dhe të mundohet të ndërtojë prosperitetin”, tha ai.

Favziu ka folur edhe për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Roli historik i LDK-së është i jashtëzakonshëm, të paktën edhe historia. E para; është partia e parë antikomuniste në gjithë Evropën Lindore, që është arritje e jashtëzakonshme dhe në momentin e duhur. Rugova ishte misionar”, tha ai.

Sipas tij, Netlixi mund të kishte bërë një serial spektakular rreth presidentit Rugova. mund të kishte bërë një serial spektakular rreth presidentit Rugova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?