Berisha për Kurtin: Është takuar me O’Brien, po mundohet të ‘përtyp’ kauzën e tij

Berisha për Kurtin: Është takuar me O’Brien, po mundohet të ‘përtyp’ kauzën e tij

Analisti Ridvan Berisha ka folur në një lidhje me “Ballkan Updtate” për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris. Ai ka thënë se Kurti po mundohet të “përtyp” kauzën e tij. Sipas Berishës, ai ka sjellë Kosovën buzë greminës politikisht dhe ka shtrënguar dhe komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë […]

Analisti Ridvan Berisha ka folur në një lidhje me “Ballkan Updtate” për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris.

Ai ka thënë se Kurti po mundohet të “përtyp” kauzën e tij. Sipas Berishës, ai ka sjellë Kosovën buzë greminës politikisht dhe ka shtrënguar dhe komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë në tavolinë një dokument ultimatum, siç është drafti i statutit evropian të asociacionit.

“Albin Kurti është një politikan që i ka humbur rruga në oborr nga një proces i zorshëm politik. Përkatësisht, po shtrëngohet ta gëlltisë gjellën pa krip dhe pa zier politikisht. Për shumë vite ishte kundër këtij procesi, duke prodhuar protesta në rrugë, pasiguri publike, heronj të rremë, diskurs vrastar ndaj oponentëve dhe tashmë është po ky Kurti që e ka sjellë Kosovën buzë greminës politikisht dhe ka shtrënguar dhe komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë në tavolinë një dokument ultimatum, siç quhet drafti i statutit evropian të asociacionit me shumicë serbe. Këtë draft nuk e ka parë askush, është vetëm në kabinat e kryeministrit, që dëshmon që ky politikan jo vetëm që nuk është transparent, por është nën drojën sistematike ditore se çfarë ka pranuar. Oponentët e tij, pas takimit që patën me ndërmjetësin Lajçak në Prishtinë konfirmuan se e kanë lexuar këtë dokument”, u shpreh analisti.

Më tej, Berisha tha se Kurti u takua në Paris me ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, dhe ka pranuar t’i nënshtrohet programit të paqes.

“Sapo doli lajmi që janë takuar. Ky kryeministër ka pranuar gjithçka dhe në Forumin e Paqes në Paris, duke u takuar dhe me zotin O’Brien dhe me liderë të tjerë, si lider tashmë e ka pranuar që t’i nënshtrohet procesit të paqes. E ka pranuar planin franko-gjerman, ka pranuar të gjitha dokumentet. Edhe kur kthehet këtu në Kosovë, na mban leksione heroizmi se cila është më e mira. Ne nuk e dimë në fakt asnjë pikë të kësaj marrëveshje, përtej diskutimit legjitim që po bëhen nga opozita në studio televizive nga ne që po operojnë me burime të tjera”, shtoi Berisha./abcnews.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?