Bajrami: Përpos kabinetit qeveritar, me ligjin e pagave askush s’ka përfituar

Bajrami: Përpos kabinetit qeveritar, me ligjin e pagave askush s’ka përfituar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, përpos kabinetit qeveritar, asnjë kategori nuk ka përfituar. Ajo ka theksuar se me ligjin e ri, kategorive iu janë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera. “Nëse flasim për policinë, policia i ka […]

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, përpos kabinetit qeveritar, asnjë kategori nuk ka përfituar.

Ajo ka theksuar se me ligjin e ri, kategorive iu janë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

“Nëse flasim për policinë, policia i ka pasur shtesat deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, deri më 1 janar të këtij viti, policia i ka pasur shtesat. Nëse më pyesni nëse ato shtesa janë paguar gjithmonë me kohë, jo, ka pasur vonesa. Ka pasur raste kur nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm dhe shtesat për 5-6 muaj janë paguar brenda një muaji”, ka thënë Bajrami per KlanKosoven

“Kur është bërë ligji i pagave dhe kategorizimi me koeficient, ju i dini ato postimet e Kurtit i cili ka tregu se cilës kategori sa për qind iu ngrihen pagat, por në fakt të gjitha kategorive iu kanë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat tjera. Në fakt ka dalë që ata kanë marrë paga më të ulëta”, ka shtuar ajo.

“Me ligjin e pagave, përpos kabinetit qeveritar, pothuajse asnjë kategori nuk ka përfituar dhe meqenëse ka pasur një inflacion, koeficienti i cili është caktuar me ligjin e buxhetit vitin e kaluar nuk ka qenë i mjaftueshëm siç nuk është e mjaftueshme as rritja e cila po ndodh tani”, ka potencuar ish-ministrja.

Tutje, ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me kauzën nuk jemi të varfër, por të vjedhur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?