Asociacioni: Lajçaku sot dhe nesër në Kosovë, takon Kurtin dhe opozitën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë të hënën pasdite në Kosovë. Vizitën e ka konfirmuar për KOHËN, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE-së. Sipas burimeve diplomatike ai pritet të takohet me kryeministrin e […]

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë të hënën pasdite në Kosovë.

Vizitën e ka konfirmuar për KOHËN, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.

Sipas burimeve diplomatike ai pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi. Nga burimet diplomatike në Bruksel mësohet se Lajçaku do të ketë takime edhe me përfaqësuese të opozitës në Kosovë.

Kjo vizitë vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe të cilin palëve para disa javësh ua kanë paraqitur emisarët perëndimorë.

Pas takimeve të fundit në Bruksel me 26 tetor, që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politik të jashtme dhe siguri Josep Borrell u tha se të dy liderët kishin pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme draftin e propozuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?