Ambasadori palestinez në Mal të Zi: Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk e thanë asnjë fjalë për fëmijët e vrarë të Palestinës

Ambasadori palestinez në Mal të Zi: Presidentja dhe kryeministri i Kosovës nuk e thanë asnjë fjalë për fëmijët e vrarë të Palestinës

Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të Zi, ka shpjeguar arsyen se pse shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, kur është pyetur për këtë ka thënë se “Si thoni ta kthejmë pak pyetjen në anën tjetër? Pse Kosova nuk e njohu Palestinën?”, ndonëse […]

Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të Zi, ka shpjeguar arsyen se pse shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, kur është pyetur për këtë ka thënë se “Si thoni ta kthejmë pak pyetjen në anën tjetër? Pse Kosova nuk e njohu Palestinën?”, ndonëse ka shtuar se këtë e kanë kërkuar nga të gjitha shtetet.

“Unë do t’ju them përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja. Ne si popull palestinez po luftojmë për lirinë tonë, duke kërkuar që të drejtat tona të kthehen, për të pasur një shtet të pavarur të Palestinës me Jerusalemin Lindor si kryeqytet bazuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Ky ka qenë kompromisi më i madh që kemi bërë ne në vitin 1988 kur e pranuam zgjidhjen me dy shtete, duke hequr dorë nga mbi 70% e territori tonë historik dhe pranuam që të kemi vetëm një shtet me vetëm 27% të Palestinës historike”, ka thënë ambasadori palestinez në Mal të Zi.

Ambasadori i Palestinës ka shtuar se udhëheqësia e Kosovës kanë dënuar sulmin e 7 tetorit por në anën tjetër nuk tha asgjë lidhur me vrasjen e fëmijëve palestinez.

A po e shihni se çfarë janë duke bërë politikanët tuaj në Kosovë, duke u shprehur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe SHBA-në? Dua të them, presidentja juaj,  Kryeministri juaj e dënoi sulmin e 7 tetorit dhe nuk ka thënë asgjë për asnjë nga 3,700 fëmijët palestinezë të vrarë, të masakruar në Gazë, dhe për ta nuk u tha as edhe një fjalë e vetme”, ka thënë Alhantouli, Ambasador i Palestinës në Mal të Zi.

Ai ndër tjerash tha se i njeh njerëzit e Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse ju shpjegova dhe arsyeja pse nuk ka njohje, por a mund të pyesni udhëheqjen tuaj pse nuk janë duke e njohur Palestinën?”, tha tutje ai.

“Do t’ju them se kjo është arsyeja, sepse po jetojmë, për fat të keq, dua të them se çdo njeri normal do të priste nga lidershipi i Kosovës që po luftonte për vetëvendosjen e tyre, që të bashkëndjejë, që të kuptojë, që të nxirren ngjashmëritë. Por fatkeqësisht ne po jetojmë në një botë ku mund të gjesh gjithnjë e më pak parime dhe politikanë parimorë. Të gjithë janë duke shkuar pas interesave e vizioneve afat-shkurtëra dhe kjo nuk po funksionon”, u shpreh ambasadori palestinez./Kallxo/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?