Abdixhiku: Kurti na solli në autonomi për serbët, pa njohje de jure

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që drafti i Asociacionit të pranuar nga qeveria, të bëhet publik. “Ky draft është rezultat më i rëndë. Përfundimi në situatë ku kemi marrëveshje bazë, pa njohje de jure, me autonomi të gjerë për serbët e veriut, është rezultat katastrofal. Për shkak të menaxhimit katastrofal në dialog që […]
“Ky draft është rezultat më i rëndë. Përfundimi në situatë ku kemi marrëveshje bazë, pa njohje de jure, me autonomi të gjerë për serbët e veriut, është rezultat katastrofal.
Për shkak të menaxhimit katastrofal në dialog që keni ndërtuar ju, kemi përfunduar me rezultat të tillë.
Asociacioni ende i pa definuar për popullin e Kosovës, se për ju po pa njohje përfundimtare.
Kurti tha nuk është Zajednicë sepse ndërpret trashigiminë e marrëveshjeve të kaluara.
A i referohet ky draft zoti Kurti, marrëveshjes së vitit 2013? , tha ai./Periskopi












