Abazi – deputetëve të VV-së: Turpërohem me juve ish-kolegë, nuk guxoni me bo za për Zajednicën

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se ndjehet i turpëruar të jetë para ish-kolegëve të tij të cilët nuk guxojnë me bë zë dhe mundohen të arsyetojnë Asociacionin. Pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend: “Ju po mendoni që demokracia është 3 ditë manipulim në zgjedhje. Jo nuk është. Demokracia është sistem shum i […]
Pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend:
“Ju po mendoni që demokracia është 3 ditë manipulim në zgjedhje. Jo nuk është. Demokracia është sistem shum i rëndë në të cilën duhet edhe përfshirje edhe dije edhe pyetje përgjigje të vazhdueshme me qytetarët. Nuk është Dejona Mihajli ajo që ta mban demokracinë.
E unë turpërohem me iu pasë juve përpara ish-kolegë të mi, të cilët nuk guxoni me bo një za të vetëm e ku mundoheni me arsyetu Asociacionin, Zajednicën e me dalë t’u thanë që kjo është në linjë me Kushtetutën, hala pa e pa dokumentin fare”, tha Abazi. /Periskopi/












