“A po t’vjen marre që e keni pranu Zajednicën” – Aktivisti i PSD-së ia pren rrugën Bislimit në qendren e njohur tregtare

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili e ka parë numrin dy të Qeverisë dhe i ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. PSD e ka publikuar videon ku aktivisti ia kujton Bislimit një deklaratë ku ai kishte thënë se do të […]
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili e ka parë numrin dy të Qeverisë dhe i ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
PSD e ka publikuar videon ku aktivisti ia kujton Bislimit një deklaratë ku ai kishte thënë se do të dorëhiqej nëse Kosova do ta pranonte Asociacionin.
“Z. zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo? A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? A ke premtu? Pse nuk je tu dhënë dorëheqje? Ke premtu që nëse bëhet Zajednica, ndaq me kompetenca ekzekutive, ndaq pa kompetenca ekzekutive, ke me dhënë dorëheqje, pse nuk je tu dhënë dorëheqje?”, i thotë aktivisti.
“A po ju vjen marre? A po ju vjen marre? Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën? A krejt pa marre jeni duke e bë a? Hiç s’po jua ndjen?”.
Ndërkaq Bislimi nuk ka folur, duke u munduar ta shmangë aktivistin.
Asnjë fjalë nuk e thonë kur po i përballim me dëmin që po ia sjellin Kosovës përmes Zajednicës 👇👇👇 Po ikin e fshehen, porse nuk do t’kenë ku të shkojnë. Do të mbahen në mend, përherë, si Qeveri e Zajednicës!
Posted by Opozita on Sunday, November 12, 2023












