Zelensky thotë se SHBA-ja i ka premtuar se ndihma ushtarake do të jetë “konstante”

Zelensky thotë se SHBA-ja i ka premtuar se ndihma ushtarake do të jetë “konstante”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka marrë garanci nga Uashingtoni se ndihma ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të jetë “konstante dhe e pandërprerë”. Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi pak kohë pasi ai u bëri thirrje aleatëve që ta armatosnin shtetin e tij në mënyrë që të mund të mbijetojë stinën e dimrit. […]

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka marrë garanci nga Uashingtoni se ndihma ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të jetë “konstante dhe e pandërprerë”.

Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi pak kohë pasi ai u bëri thirrje aleatëve që ta armatosnin shtetin e tij në mënyrë që të mund të mbijetojë stinën e dimrit.

Kërkesat për armë ai i bëri gjatë vizitës së parë në selinë e NATO-s, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

“Është bërë e qartë se Amerika do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë konstante dhe të pandërprerë që na duhet për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky pas takimit në Bruksel me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Lideri ukrainas tha se me sekretarin Austin ka biseduar se si të forcohen aftësitë mbrojtëse të Ukrainës para dimrit, veçmas sa i përket “dronëve dhe raketave”.

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve për gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të ndihmuar mbrojtjen tonë”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky tha se fokusi i shtetit të tij është që të forcojë mbrojtjen ajrore.

Shtetet perëndimore e kanë ndihmuar Ukrainën me armë të ndryshme që kur nisi lufta. SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës, pasi deri më tani i ka dërguar ndihma ushtarake në vlerë prej 44 miliardë dollarësh. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?