VV ka investuar 5.7 milionë euro për propagandë e linçime: Krejt çka tha gazetari Lirim Mehmetaj mbrëmë

Gazetari Lirim Mehmetaj, mbrëmë në emisionin Debat Plus, ka bërë me dije se partia Vetëvendosje, ka investuar më shumë se 5 milionë euro për propagandë linçuese në Facebook. Gazetari Mehmetaj, thotë se kjo shumë parash, është investuar vetëm gjatë periudhës së qeverisë Kurti. Periskopi transkripton më poshtë, deklaratën e plotë të gazetarit Mehmetaj: ‘Kemi të […]
Periskopi transkripton më poshtë, deklaratën e plotë të gazetarit Mehmetaj:
‘Kemi të bëjmë me një grup, i cili as nuk e kupton demokracinë e as nuk luan sipas rregullave demokratike.
Kjo është një faqe, e cila prezanton një sistem sofverik për krijimin e botsave të cilët krijojnë miliona komnete në Facebook.
Këtë program e përdorë Vetëvendosja.
Vetëvendosja e ka të angazhume një kompani izraelite edhe janë diku, sipas parashikimeve të një kompanie që e ka bë vlerësimin e investimeve të propagandës së Vetëvendosjes, janë diku 5.7 milionë euro.
Këtu, vendosen përafërsisht çka po don me bë, psh: “Dibran Hoxha kriminel, Dibran Hoxha i poshtër’.
Këtu vendoset data se kur po don me qenë aktiv dhe këto lëshohen.
Përmes inteligjencës artificiale, këta luajnë me këto fjalë, AI e kupton kontekstin dhe sa herë përdoret ajo vetëm shkon duke u sofistiku edhe komenton vazhdimisht.
Ky nuk është rast unik në botë, por Vetëvendosja, domethënë për kah propaganda dhe investimi që e ka bë në propagandë online, nuk matet me asnjë shtet në Ballkan.
Kanë pare shumë dhe kah janë kah i marrin, mundemi me bë naj ndërlidhje me paret që janë zhdukë me blerjen e rrymës dhe tërheqjen milionëshe të ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Çka bëjnë këta ‘bots’. 1/5 e tëeets në zgjedhjet elektorale në zgjedhjet në Amerikë, kanë qenë nga bots, 1/5 e tëeets kanë qenë nga bots për BREXIT.
Kjo ka më u bë akoma më e frikshme sepse çka po ndodh tash është kështu: ofendimet dhe sharjet është kuptu që vijnë nga kompjuterët, bots të intelegjencës artificiale. Tash janë sofistiku kompjuterët në atë mënyrë, sa prodhojnë argumente valide në raport me çka po thuhet.
Një profesor i Harvard, e ka bë një testim, atje Ministria e Shëndetëisë e ka nxjerr një temë për diskutim publik, Harvard i ka bë 2,000 komente për atë çështje dhe brenda orës së parë i ka bërë ato komente që kanë dikutu mandej mënyrën qysh e kanë supozu që Ministria me u marrë me atë çështje, derisa këta (Harvard) kanë tregu që e kanë falsifiku krejt rezultatin.
Në vitin 2016, Facebook ka eliminu 5.8 milionë llogari fake që kanë interferu në zgjedhjet në Amerikë dhe ka identifiku rreth 1 milion faqe që prodhojnë kontekt fake për me i afektu zgjedhjet në Amerikë.
Cili është efekti kryesor i kësaj lloj intelegjence artificiale?
Nëse Dardani (Gashi), thotë diçka në Debat Plus, edhe dikujt ia merr mendja me e shkru në koment që pajtohet me Dardanin, ata e kanë për detyrë me iu vërsulë me nja 20 komente personin që e kanë lavdu Dardanin, në mënyrë që me e heshtë atë përgjithmonë.
E sfidoj këdo të Vetëvendosjes të vijë me mua në debat, janë më shumë se 5 milionë euro që i ka investu në propagandë.
Ka njerëz për shembull që thonë, ok po nëse janë ata bots, në zgjedhje ka me pasë rezultat të kundërt sepse ata nuk janë njerëz.
Jo, sepse na e dimë psikologjia e dikton’./Periskopi












