Gazetarja Amanpour vë në siklet Vuçiqin kur i kujton ‘dhimbjen në dorën e djathtë’ pas takimit në Ohër

Gazetarja Amanpour vë në siklet Vuçiqin kur i kujton ‘dhimbjen në dorën e djathtë’ pas takimit në Ohër

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë përballë gazetares së CNN Christiane Amanpour, ku kësaj radhe nuk pati se si t’i kontrollonte pyetjet siç bën në Serbi. Disa nga mediat e huaja, si VoxNews e kanë cilësuar madje intervistën e dhënë prej tij si viktimizim. Vuçiç e nisi me një falënderim për Amerikën, mediat […]

Disa nga mediat e huaja, si VoxNews e kanë cilësuar madje intervistën e dhënë prej tij si viktimizim.

Vuçiç e nisi me një falënderim për Amerikën, mediat amerikane, duke shprehur më pas rezervat për raportet e fundit.

“Ne gjithmonë kemi vlerësuar të gjitha raportet që vinin nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Shtëpia e Bardhë dhe të gjitha institucionet e tjera që vinin nga Shtetet e Bashkuara. Por këto raporte nuk kanë qenë plotësisht të sakta.”

Iu referua shqetësimit të shprehur nga Shtëpia e Bardhë për ushtrinë serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Një vit më parë kishim 14 mijë njerëz në vijën administrative me Kosovën. Pak ditë më parë kishim më pak se 8400. Sot kemi 4400”, tha Vuçiç duke shtuar se ai nuk ka firmosur asnjë emergjencë kombëtare. Sipas Vuçiq ky ka qenë një vendim i ushtrisë dhe jo i tij.

Amanpour e pyeti në lidhje me vrasjen e policit në Kosovë për të cilin Vuçiç tha se e dënon si akt. Në këtë moment gazetarja ndërhyn duke e pyetur nëse do të mbajë përgjegjësinë që BE kërkon për sulmet në veri edhe Milan Radoiçiç.

“Sigurisht, Serbia do të bëjë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe që ne mund t’i gjejmë në territorin tonë … prokurorët do të bëjnë punën e tyre. Por Serbia ndërhyri për të mbrojtur veten. Unë nuk do ta mbroj vrasjen e një polici shqiptar dhe nuk e bëra.

Një nga momentet që duket se irritoi më shumë Vuçiç ishte ai kur gazetarja i tha:

Amanpour: Ju i latë negociatat pa firmosur dhe kur u kthyet në Serbi, në një televizion serb thatë, po ju citoj: Kisha një dhimbje në dorën time të djathtë dhe kjo dhimbje pritet të zgjasë për 4 vite. Pyetja ime është a e keni këtë dhimbje ende në dorë?

Vuçiç: E vlerësoj objektivitetin tuaj, por ndoshta ju nuk e keni ndjekur çfarë Amerika ka thënë pas takimit tonë të fundit. Nuk keni dëgjuar as Miroslav Lajçak, Borrell që thanë se Serbia pranoi gjithçka, por udhëheqësit shqiptarë…

Amanpour: Por ju nuk firmosët. Nuk firmosët.

Vuçiç: Jo, ti po flet për një takim të mëparshëm. Unë do bëja gjithçka që kam thënë përpara miqve tanë nga Amerika, BE. Se unë kam dhe Kushtetutën serbe që duhet ta ndjek dhe ta respektoj. S`po fsheh asgjë para tyre dhe po ia them të gjitha në sy. Ne kemi dashur marrëveshje, por Prishtina nuk e do.

Amanpour: Zoti President. Ju thatë se futja e Serbisë në BE është prioriteti juaj, por ju e dini që pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, asnjë prej jush nuk futet në BE. Dhe për t`i normalizuar këto marrëdhënie nuk është e thënë që të njihni Pavarësinë e Kosovës. Juve mund të njihni pasaportat e Kosovës, patentat, diplomat. Ndërkohë Kosova duhet të njohë të drejtat e serbëve në atë zonë. A jeni ju gati për ta bërë këtë?

Vuçiç: Ne kemi qenë gjithmonë gati të negociojmë. Po ju duhet të dini që Prishtina nuk është gati të negociojë me Serbinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?