Vuçiq pyetet në Spanjë nëse ka synime ta sulmoj Kosovën – Ja çka thotë ai

Vuçiq pyetet në Spanjë nëse ka synime ta sulmoj Kosovën – Ja çka thotë ai

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në Granda të Spanjës në një konferencë për gazetarë është pyetur edhe për atë nëse Serbia ka synime për të sulmuar Kosovën. Presidenti serb ka thënë se “Serbia s’ka synime të tilla” dhe se “s’ka pasur asnjëherë synime për ta sulmuar dikë në rajon” „Jo, jo aspak. Sepse s‘kemi pasur […]

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në Granda të Spanjës në një konferencë për gazetarë është pyetur edhe për atë nëse Serbia ka synime për të sulmuar Kosovën.

Presidenti serb ka thënë se “Serbia s’ka synime të tilla” dhe se “s’ka pasur asnjëherë synime për ta sulmuar dikë në rajon”

„Jo, jo aspak. Sepse s‘kemi pasur asnjëherë synim për të sulmuar dikë në rajon”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, Serbia është vend që po e ruan qetësinë dhe ka shtuar se ka zvogëluar prezencën ushtarake në kufi me Kosovën nga 8500 ushtarë në 4 mijë e 400. Vuçiq ka treguar se amerikanët dhe evropianët kanë dalë sot në terren në Serbi për ta vërtetuar një gjë të tillë.

“Jemi vendi që do të mbajë qetësinë. Kemi ulur prezencën ushtarake në afërsi të linjës administrive nga 8.5 në 4.4 nëse s’gaboj, por ndjeshëm. Dhe sot njerëzit tonë shkuan bashkë me amerikanët dhe evropianët për ta parë dhe konfirmuar”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se është nevojshme një zgjidhje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo diçka për të cilën dikush ëndërron dhe në anën tjetër s’jep asgjë.

“Çfarë kemi nevojë janë marrëveshjet reale të bazuara në realitet dhe vullnet real për progres dhe proces negociues, ku duhen zgjidhje kompromisi dhe jo diçka që dikush mund të ëndërrojë dhe që s’jep asgjë në anën tjetër”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Ai tutje ka thënë se në kufi me Kosovën kanë qenë 8 mijë e 500 trupa, që janë dukshëm më pak sesa kanë qenë në fillim të këtij viti, ku Serbia kishte vendosur 14 mijë trupa në gjendje gatishmërie. Vuçiq ka thënë se me një numër të tillë ushtarësh edhe po të duash të bësh diçka, e që sipas tij Serbia s’dëshiroi, s’mund të bësh asgjë dhe sipas tij diçka e tillë është e dukshme, raporton Express.

I pyetur nëse iu ka dhënë ndonjë garanci partnerëve evropiane, Vuçiq ka thënë se nuk ia kanë kërkuar diçka të tillë, por thotë se nëse do ta bëjnë, atëherë “do t’iu japë garanci”, meqë Serbia “beson në paqe”.

“S’ma ka kërkuar askush. Por nëse e kërkojnë, s’ka problem ua jap, sepse besojmë në paqe, besojmë në të ardhmen e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?