Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Turqia ka thënë se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës afër Ministrisë së Brendshme turke. Qeveria ka thënë se 20 shënjestra janë shkatërruar dhe shumë militantë të grupit të ndaluar Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) janë “neutralizuar”. PKK ka thënë se në […]

Turqia ka thënë se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës afër Ministrisë së Brendshme turke.

Qeveria ka thënë se 20 shënjestra janë shkatërruar dhe shumë militantë të grupit të ndaluar Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) janë “neutralizuar”.

PKK ka thënë se në mëngjesin e së dielës është kryer një sulm nga një grup i lidhur me të në kryeqytetin turk Ankara, dhe për pasojë, një person e ka hedhur veten në erë.

Një sulmues i dytë është vrarë nga policia dhe dy zyrtarë policorë janë plagosur.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian.

Ministria turke ka thënë se në sulmet e së dielës janë shënjestruar depo dhe bunkerë të përdorur nga PKK-ja.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar sulmin në Ankara si “valëvitjet e fundit të terrorizmit”.

“Personat që kanë synuar ta cenojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e kanë arritur qëllimin e tyre dhe nuk do të arrijnë kurrë”, ka thënë ai.

PKK-ja, e cila ka rrënjë marksisto-leniniste, është formuar në vitet ’70 dhe ka nisur luftë të armatosur kundër Qeverisë turke më 1984, duke bërë thirrje për shtet të pavarur kurd brenda Turqisë.

Në vitet ’90, ky grup ka hequr dorë prej kërkesave për shtet të pavarur dhe ka bërë thirrje për më shumë autonomi për kurdët.

Më shumë se 40.000 persona kanë vdekur në konflikt.

Për sulme të kohëpaskohshme raportohet pas dhënies fund të një armëpushimi, në korrik të vitit 2015.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?