“Tregoju miqve të mi në Prishtinë si e humbi Palestina shansin për marrëveshje”: Rama zbulon mesazhet e Klinton

“Tregoju miqve të mi në Prishtinë si e humbi Palestina shansin për marrëveshje”: Rama zbulon mesazhet e Klinton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për tensionin në mes të Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Rama teksa ka folur për raportin mes dy shteteve, Rama ka kujtuar fjalët që ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shqipëri dhe mesazhet […]

Rama teksa ka folur për raportin mes dy shteteve, Rama ka kujtuar fjalët që ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shqipëri dhe mesazhet që ka pasur për klasën politike kosovare dhe thirrjen që të mos humbet shansi i madh i Marrëveshjes mbi planin franko-gjerman.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka rrëfyer për tregimin që Clinton ia ka thënë për atë se si Jaser Arafati e kishte refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen më të mirë që ishte hartuar ndonjëherë për Palestinën.

“Kur Klinton erdhi në Tiranë, më tha: Thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin shansin e madh të Marrëveshjes franko-gjermane. Tregoju nga ana ime se si e humbi Jaser Arafati mundësinë e artë të paqes kur e kishte mbi tavolinë e Zyrës Ovale dokumentin e marrëveshjes më të mirë që është shkruar ndonjëherë për atë konflikt. Izraeli tha po. Edhe Jaser Arafati tha po. Unë, tha Klinton i porosita të bëhen gati urdhëresat”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë

Rama tutje ka treguar se si më pas Jaser Arafat e ka telefononuar Clintonin për t’i treguar që s’do ta nënshkruaj marrëveshjen dhe për dialogun që ata kanë pasur.

Ai tutje ka treguar se Klinton ka theksuar se Kosova s’duhet të zhgënjej miqtë e saj të ditëve më të vështira dhe të punoj njësh me ta për të bërë paqe.

“Kosova, shtoi kryeçlirtimari i saj në vitin 1999, jo vetëm që s’duhet t’i zhgënjej miqtë e saj të kohëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta, për të bërë paqe dhe të finalizosh paqen, kërkon edhe më shumë kurajo sesa të nisesh luftën, përfundoi ai”, ka shtuar Rama teksa ka cituar fjalët e ish-presidentit amerikan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?