Sulmi terrorist në Banjskë, Komunikata e Qeverisë: Ministri gjerman u shpreh mirënjohës për punën e Policisë

Sulmi terrorist në Banjskë, Komunikata e Qeverisë: Ministri gjerman u shpreh mirënjohës për punën e Policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir, i cili shoqërohej prej stafit të tij dhe nga ambasadori gjerman ne Republikës e Kosovës, Jorn Rohde. Kurti u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Ozdemir dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir, i cili shoqërohej prej stafit të tij dhe nga ambasadori gjerman ne Republikës e Kosovës, Jorn Rohde.

Kurti u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Ozdemir dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovën.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Gjermaninë, veçanërisht e falënderoi për rolin e rëndësishëm të ushtrisë gjermane Bundesëehr në KFOR.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike dhe ekonomike, si dhe ndikimin pozitiv të diasporës së Kosovës në Gjermani.

“Ministri gjerman Ozdemir, u shpreh i lumtur që më në fund po e viziton Prishtinën dhe falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin Peci për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale. E përgëzoi qeverinë për reformat e ndërmarra, me theks ato në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e përmes së cilave Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ministrin Ozdemir edhe për zhvillimet politike në vend, sulmin terrorist të 24 shtatorit, hetimet rreth tij, faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë dhe për punën profesionale të Policisë së Kosovës.

Për punën profesionale të Policisë u shpreh mirënjohës edhe ministri gjerman, i cili gjithashtu shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në ditën e sulmit terrorist.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë  të Gjermanisë, Cem Ozdemir sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar për vizitë zyrtare në vend.

Paraprakisht kishte zhvilluar edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili bashkë me zëvendësministrin Imri Demelezi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi ishin po ashtu të pranishëm në takimin e mbajtur në kryeministri.

Hosting 🇩🇪 Minister of Food & Agriculture, @cem_oezdemir, who deeply grasps 🇽🇰’s history, politics & threats, was a great pleasure. “You cannot understand anything if you don’t understand how we got here,” he wisely noted while also complimenting our diligent democratic reforms. pic.twitter.com/mEyEYAmueN

— Albin Kurti (@albinkurti) October 4, 2023

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?