Sulmi në veri i shkaktoi Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm

Sulmi në veri i shkaktoi Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur konferencë për medie me temën “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”. Në këtë konferencë, u diskutua për ndikimin që sulmi pati në ekonominë e vendit dhe aktivitetin e bizneseve. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Aleanca e ka përcjellur nga afër […]

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur konferencë për medie me temën “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Në këtë konferencë, u diskutua për ndikimin që sulmi pati në ekonominë e vendit dhe aktivitetin e bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Aleanca e ka përcjellur nga afër situatën e krijuar nga sulmi, i cili i ka shkaktuar Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm.

Ai theksoi se nga të dhënat e mbledhura, konsumi i përgjithshëm ka rënë 4%, bizneset kishin 10% më pak aktivitete, e se vizitat turistike e shitja e patundshmërive kanë rënë 50%. Siç tha ai, sulmi i ka frikësuar edhe investitorët e huaj.

“Aleanca Kosovare e Biznesit ka përcjellur nga afër situatën e krijuar nga sulmi diversant. Ky sulm terrorist që pati qëllim të marr nën kontroll pikat vitale të veriut të Kosovës. 7 ditë pas sulmit terrorist në vend, la pasoja në ekonomi, frikësoi qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra për 4%. Bizneset ulën aktivitetetin e tyre deri në 10%. Vizitat turistike e familjare ra për 50%. Shitja e patundshmërisë ra për 50%. Interesimi për investime të huaja ishte 0%. Kosova ka pasur një humbje të qarkullimit të brendshëm për 20 milionë euro”, tha Shahini.

Në këtë diskutim mori pjesë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili tha se vlerësimet ekoomike të tilla janë të nevojshme.

Kadriaj shtoi së është pikërisht qëllimi i Serbisë që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?