Situata në veri: Drejtori i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online. Temë e diskutimit pritet të jetë situata në veri të vendit, pas sulmit në këtë pjesë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.













