Si e kishte përcjellur inteligjenca e NATO-s grupin e Radoiçiqit ende pa hyrë në Kosovë, sipas Agon Maliqit?

Si e kishte përcjellur inteligjenca e NATO-s grupin e Radoiçiqit ende pa hyrë në Kosovë, sipas Agon Maliqit?

Opinionisti dhe publicisti Agon Maliqi, në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se ‘shumë lehtë momenti që u kthye në fitore, të kthehet mbrapsht’. Maliqi elaboron situatën e 24 shtatorit dhe pas saj, si më poshtë, përcjell Periskopi: ‘Duhet ta kuptojmë mesazhin se cka ka ndodh në këtë javë, institucionet e Kosovës kanë qenë […]

‘Duhet ta kuptojmë mesazhin se cka ka ndodh në këtë javë, institucionet e Kosovës kanë qenë shumë të rëndësishme në atë që ka ndodhë.

Por ky ka qenë një grup, nga informacionet të cilat po dalin, i cili ka qenë me gjasë i mbikëqyrur prej inteligjencës së NATO-së, i cili ndoshta edhe është leju të futet në Kosovë, për ta përcjell se çka po bëjnë dhe i cili është dekonspiru në momentin, akoma pa e bërë atë që kanë dashur ta bëjnë.

Pra, unë mendoj se ky grup ka qenë i përcjellur, sic ndodh në operacione kriminale terroriste që e lënë për t’i përcjell se çka po bëjnë.

Është e qartë nga mënyra se si u zpras grupi u zënë të papërgatitur, ishte një dekonspirim i operacionit. Kishim që në orën 9 të mëngjesit deklaratën e ambasadorit amerikan se e dinë shumë mirë se kush çka ka bërë.

Mesazhi që na dërgon kjo është se përkundër miteve që janë ndërtu në Kosovë, që SHBA po don me nda Kosovën, me zhbë Kosovën, që po i ndihmon Serbisë, dhe mesazhi ka qenë që ne jemi këtu dhe pengojmë cenimin e sovranitetit të Kosovës.

Dhe e kanë parandalu atë realitetin në terren, ku negociohet mbi bazë të Radojçiqit, pra forcohet pozicioni negociues i Kosovës.

E kemi një tjetër element, paralajmërimi i SHBA-së, për me e heq ushtrinë prej kufirit me Kosovën.

Pra, SHBA po thonë këtu brenda edhe në kufi, ne jemi ata bashkë me Policinë e Kosovës që garantojmë sigurinë.

Tani, nuk duhet të krijohet iluzioni që shmangëm presionin. Policinë e kemi akoma në rrezik, situata është e tensiumume, sulmet e reja janë shumë të mundshme problemet nuk mund të zgjidhen me mjete policore.

Në këtë moment kur Vuçiq është zënë në befasi dhe është nën mëshirën e perëndimit, Kosova do të duhej të shkonte me draftin e Asociacionin, me SHBA si garantuese që nuk shkel Kushtetutën, e dyta t’i eliminojë pengesat që janë nga ana jonë, për shembull dorëheqja e kryetarëve të komunave të veriut. A po themi që tash e çliruam veriun nga Radojçiqi dhe iu japim demokraci serbëve lokalë, pse mos t’i heqim kryetarët e komunave të veriut dhe heqen sanksionet.

Gjuaje topin në momentin kur ata janë në momentin më të keq dhe Vuçiq është krejtësisht në mëshirën e perëndimit në këtë moment.

Kemi një afat kohor deri diku kah pranvera, vitin tjetër ka zgjedhje në SHBA, zgjedhje në shumë vende të BE-së, zgjedhje ndoshta edhe në Serbi, ndoshta edhe në Kosovë dhe është një dritare që duhet të shfrytëzohet.

U zpras një sulm, kemi fituar një betejë të momentit, por pas gjashtë muajsh Kosova prapë do të jetë me veri të paintegruar dhe Kosova prapë do ta ketë problemin e bllokimit ndërkombëtar’./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?