Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokuror të Themelores në Prishtinë

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokuror të Themelores në Prishtinë

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Vendimi në KPK është marrë të premten pasi një ditë më herët ishte vendosur si pikë e rendit të ditës hapja e konkursit për […]

Vendimi në KPK është marrë të premten pasi një ditë më herët ishte vendosur si pikë e rendit të ditës hapja e konkursit për dy pozitat më të larta në Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në Panelin Vlerësues për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të PSRK-së, KPK ka caktuar anëtarët:  Jetish Maloku, Ardian Hajdaraj, Besim Kelmendi, Arian Gashi dhe Agron Beka.

Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar anëtarët: Jehona Grantolli, Ariana Shajkovci dhe Armend Zenelaj.

Kurse, në Komisionin Vlerësues për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, KPK ka zgjedhur këta anëtarë: Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Merita Bina-Rugova, Jehona Grantolli dhe Ardian Hajdaraj.

Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar anëtarët: Agron Beka, Arian Gashi dhe Besim Kelmendi.

Në krye të PSRK-së, aktualisht qëndron kryeprokurori Blerim Isufaj, ndërsa në atë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Kujtim Munishi.

Munishi, që paraprakisht kishte qenë si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte zgjedhur në këtë post me 10 vota, si kandidat i vetëm.

Sipas Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, KPK shpall konkurs për emërimin e kryeprokurorëve të prokurorive të tjera së paku 60 ditë para skadimit të mandatit të kryeprokurorëve aktual.

Në rend dite për sot  KPK ka planifikuar edhe Themelimi i Panelit Vlerësues dhe Komisionit për Rishqyrtim për emërimin e kryeprokurorëve si dhe njoftimin për pensionim të prokurorëve gjatë muajit nëntor 2023./BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?