Shoqëria civile me koalicion rajonal për të drejtat e punëtorëve në Ballkan

Shoqëria civile me koalicion rajonal për të drejtat e punëtorëve në Ballkan

 Mbi 20 organizata nga shoqëria civile dhe ekspertë të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor kanë zyrtarizuar themelimin e një koalicioni rajonal për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Ballkanin Perëndimor. Ato nënshkruan “Manifestin mbi punën e denjë”, ku do të përshkruhen parimet dhe objektivat thelbësore që do të ndjekin kolektivisht mbi këtë temë. […]

Ato nënshkruan “Manifestin mbi punën e denjë”, ku do të përshkruhen parimet dhe objektivat thelbësore që do të ndjekin kolektivisht mbi këtë temë. Vegëza e Manifestit me organizatat nënshkruese: www.decentworkbalkans.com

Kjo iniciativë është dakorduar përgjatë Konferencës Rajonale për Punë të Denjë në Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt në Durrës më 28-30 shtator 2023, në organizimin e Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari nga Kosova, Qendra për Politika të Emancipimit nga Serbia dhe Instituti për Kritikë dhe Emancipim Social nga Shqipëria.

Në këtë Konferencë, pjesëmarrësit nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndanë njohuritë, përvojat dhe ekspertizën e tyre për të forcuar përpjekjet kolektive që synojnë avancimin e punës së denjë në rajon.

Në panelet “Periferia e Evropës: Vendet e Ballkanit Perëndimor nga socializmi në neoliberalizëm” dhe “Përkeqësimi i të drejtave të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor” u trajtuan sfidat historike dhe bashkëkohore me të cilat përballet rajoni në lidhje me të drejtat e punës dhe transformimet ekonomike.

Përveç diskutimeve në panel u zhvilluan gjashtë punëtori interaktive, të fokusuara në çështjet thelbësore që lidhen me punën e denjë, duke përfshirë pagën e jetesës, përkujdesin si punë të papaguar, shëndetin dhe sigurinë në punë, sindikatat, punën në platformë dhe prekarizimin e punës.

Konferenca ofroj një platformë për të shkëmbyer ide, strategji dhe praktika më të mira në promovimin e kushteve të drejta dhe të barabarta të punës në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është fitues i çmimit EDI Community Choices Award, i cili është mbështetur nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane dhe EU Fund for Balkans, një bashkëpunim i organizuar nga Rrjeti i Fondacioneve Evropiane.

Përmbajtja e të gjitha dokumenteve të prodhuara nga zbatimi i këtij projekti janë ato të përfituesit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e GFFO ose EFB. 3 tetor 2023

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?