ShBA: Një qeveri malazeze që s’e mbron sovranitetin e Kosovës, e rrezikshme

ShBA: Një qeveri malazeze që s’e mbron sovranitetin e Kosovës, e rrezikshme

Mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiq, ka njoftuar se negociatat për formimin e qeverisë po zhvillohen me sukses, dhe se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb, ka një shumicë më të madhe se pritej. “Negociatat po përparojnë, një marrëveshje politike është hapi tjetër. […]

Mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiq, ka njoftuar se negociatat për formimin e qeverisë po zhvillohen me sukses, dhe se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb, ka një shumicë më të madhe se pritej.

“Negociatat po përparojnë, një marrëveshje politike është hapi tjetër. Tani jemi duke punuar në krijimin e një marrëveshjeje”, tha Spajiq, raporton media malazeze “Pobjeda”.

Ai potencoi se nuk do të flasë për subjektet që do të marrin pjesë në qeveri, por se do të kenë “një shumicë më të madhe se sa pritej”.

Në orët e së mërkurës, u mbajt mbledhja e votuesve potencialë të qeverisë së ardhshme. Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka qenë i pari që është larguar nga takimi, dhe kjo para përfundimit të tij, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë.

Pas këtyre lajmeve, ka reaguar ambasada e ShBA-së në Mal të Zi.

Në reagim, ShBA-ja ka thënë se një qeveri e re malazeze që është kundër vlerave evropiane, dhe refuzojnë të garantojnë sovranitetin e vendeve fqinje, “siç është Kosova”, do t’i përkeqësojnë përpjekjet e vendit për integrime evropiane.

“Jemi shumë të shqetësuar për raportet se koalicioni i ri qeverisës mund të përmbajë parti dhe liderë që kundërshtojnë në mënyrë aktive vlerat euroatlantike. Realiteti është se pjesëmarrja në qeveri e grupeve ose liderëve që refuzojnë ta kundërshtojnë agresionin rus, refuzojnë të avokojnë për Ukrainën, refuzojnë të mbështesin sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe refuzojnë të mbrojnë sovranitetin e vendeve fqinje siç është Kosova, do të pengojë në mënyrë drastike përpjekjet e Malit të Zi në arritjen e aspiratave evropiane”, ka thënë ambasada amerikane në Podgoricë.

ShBA-ja thotë se qëndrimi i tyre për formimin e qeverisë nuk ka ndryshuar.

“Ne mbështesim formimin e shpejtë të një qeverie që mbështet vlerat euro-atlantike, përfaqëson një Mal të Zi multikulturor, qëndron si një aleat i besueshëm i NATO-s, mbështet fuqishëm Ukrainën dhe vazhdon të punojë në mënyrë aktive drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e ShBA-së. /Klankosova

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?