SHBA-ja çon luftanije dhe avionë luftarakë afër Izraelit

SHBA-ja çon luftanije dhe avionë luftarakë afër Izraelit

Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën vonë se do ta dërgojnë një aeroplanmbajtës modern, luftanije dhe avionë luftarakë në lindje të Detit Mesdhe dhe se do t’i japin Izraelit pajisje dhe municion shtesë. Ky vendimi i SHBA-së vjen pas sulmit nga Hamasi në jug të Izraelit, të cilin presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur […]

Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën vonë se do ta dërgojnë një aeroplanmbajtës modern, luftanije dhe avionë luftarakë në lindje të Detit Mesdhe dhe se do t’i japin Izraelit pajisje dhe municion shtesë.

Ky vendimi i SHBA-së vjen pas sulmit nga Hamasi në jug të Izraelit, të cilin presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur “të paprecedent dhe të tmerrshëm”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha të dielën se aeroplanmbajtësi USS Gerald R. Ford, një luftanije dhe katër shkatërrues raketorë janë nisur për Izrael. Do të dërgohen edhe avionë luftarakë amerikanë.

Shtëpia e Bardhë tha se do t’i dërgojë ndihma shtesë ushtarake Izraelit në ditët në vijim, duke thënë se SHBA-ja po punon për t’u siguruar se armiqtë e Izraelit nuk do të mundë të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

USS Gerald R. Ford – aeroplanmbajtësi më modern dhe më i përparuar i marinës amerikane, dhe rreth 5.000 marinarët dhe avionët e saj luftarakë që do të shoqërohen nga luftanije dhe shkatërrues – kanë për qëllim të jetë të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj çdo gjëje, përfshirë parandalimin e dërgimit të armatimit shtesë Hamasit, si dhe vëzhgimin.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmin e Hamasit, duke thënë se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për rrezikimin e rajonit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, tha se SHBA-ja nuk ka parë dëshmi të përfshirjes së drejtpërdrejt të Iranit, por tha se Irani e ka ndihmuar grupit me bazë në Gaza për shumë vite.

“Hamasi nuk do të ishte Hamasi pa përkrahjen që e ka marrë ndër vite nga Irani. Ne nuk kemi parë prova se Irani është i përfshirë në këtë sulm të caktuar, por mbështetja e tyre ndër vite është e qartë”, tha Blinken për US TV.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit, Irani e mohoi përfshirjen në sulmin kundër Izraelit, sipas Reuters.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?