Serwer propozon një listë sanksionesh ndaj Serbisë

Serwer propozon një listë sanksionesh ndaj Serbisë

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në rajon, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme. Serwer thotë se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës për tenatativën për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ai ka përmendur edhe […]

Ai ka përmendur edhe deklarimet e presidentes Vjosa Osmani të bëra në CNN për Christiane Amanpour, ku bëhet thirrje për sanksione, meqë nëse tolerohet, Serbia do të mund të përsëris sjellje të njejtë.

Serwer ka potencuar se ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe thekson se është koha për sanksione serioze.

“Kjo tentativë kryengritjeje është vetëm e fundit në një seri të gjatë përpjekjesh serbe për të destabilizuar situatën në Kosovë. Është koha për të vendosur sanksione serioze”, ka thënë Serwer, shkruan Express.

Ai më poshtë ka listuar edhe ato që sipas tij do të ishin penalizime serioze kundër Serbisë. Serwer ka thënë se duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA-ja dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi (jo projektet për demokratizim). Ai gjithashtu ka thënë se duhet të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe në fund propozon edhe vendosje të sanksioneve të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?