Selimi flet për diplomacinë kosovare dhe ministren Gërvalla: Nuk po shohim lobim aktiv në Afrikë, Azi e Amerikë Latine

Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka folur rreth diplomacisë kosovare, përkatësisht për ministren e jashtme, Donika Gërvalla- Schëarz. Ai tha nuk mund ta qortojë ministren Gërvalla për çka bën ose nuk bën, pasi nuk i ka qortuar ministrat e mëhershëm “Është evidente një send, nuk shohim që ka lobim aktiv në Azi, Afrikë, në […]
Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka folur rreth diplomacisë kosovare, përkatësisht për ministren e jashtme, Donika Gërvalla- Schëarz.
Ai tha nuk mund ta qortojë ministren Gërvalla për çka bën ose nuk bën, pasi nuk i ka qortuar ministrat e mëhershëm
“Është evidente një send, nuk shohim që ka lobim aktiv në Azi, Afrikë, në Amerikë Latine. Nuk shohim që ka ndonjë lëvizje konkrete, pak kam parë edhe mjetet e diplomacisë publike, shumë gjëra lidhen me sanksione. Aq sa kemi dëgjuar nga zyrtarët evropianë ata kanë limituar vizitat në BE, por kjo nuk e pengon diplomacinë tonë që këtë sulmin e veriut ta përdorin si mundësi për Kosovën. Dy shtëpitë lobuese dhe kompanitë e ndryshme dhe miqtë në Uashington pak i kemi lënë anash. Njerëzit po e harrojnë një send, situata politike në Amerikë ka ndryshu, ata të kohës së Clintonit e Bushit nuk janë më, janë do kongresmenë dhe senatorë të ri, ndoshta pala serbe po jep më shumë pare, më shumë lobim, po çon më shumë avokata, më shumë lobues. Prandaj një kombinim i mirë i një freskimi diplomatik, lobimi të fuqishëm, vizita personale”, tha ai në “Frontal”.
Ai tha se njohje pa lobim të përbashkët të Parisit, Berlinit, Romës, Londrës dhe Uashingtonit “vështirë se ka”.












