Sejdiu pas vdekjes së Ahtisaarit: Kam shumë kujtime, luajti rol kyç në procesin e bisedimeve në Vjenë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se lajmin për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, e pranoi me shumë dhimbje. Ai tha se ish-presidenti finlandez me të cilin punuan së bashku në procesin e bisedimeve në Vjenë, është një rast i veçuar i kujtimit dhe falënderimit. “Kam shumë kujtime nga takimet me presidentin Ahtisaari, Emisarin […]

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se lajmin për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, e pranoi me shumë dhimbje.

Ai tha se ish-presidenti finlandez me të cilin punuan së bashku në procesin e bisedimeve në Vjenë, është një rast i veçuar i kujtimit dhe falënderimit.

“Kam shumë kujtime nga takimet me presidentin Ahtisaari, Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, diplomatin, që luajti rol kyç në procesin e bisedimeve në Vjenë. Këto bisedime hapën rrugën për shpalljen e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008”, tha Sejdiu.

“Janë të paharrueshme bisedimet e Vjenës 2006-2007 dhe veçmas takimet me Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, laureatin e shumë shpërblimeve dhe të dekoratave në mesin e të cilave edhe të Çmimit Nobel për Paqe, Presidentin e Finlandës Martti Ahtisaari”.

Ndër të tjera, Sejdiu deklaroi se Ahtisaari ka pasur angazhim të veçantë lidhur me Kosovën në takimet me Milloshoviqin, ku aty ai i kishte thënë se duhet hequr dorë nga dhuna dhe terrori në Kosovë, ose do të barte pasoja të rënda ai dhe vendi i tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?