Ristuccia: KFOR-i ka penguar që situata në Banjskë të eskalojë në një situatë edhe më të rëndë

Ristuccia: KFOR-i ka penguar që situata në Banjskë të eskalojë në një situatë edhe më të rëndë

Komandanti i KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar që ngjarjet të përshkallëzohen në një situatë edhe më të rëndë. Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me ​​të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e […]

Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me ​​të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it thekson se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

I pyetur nëse KFOR mund të kishte bërë më shumë në Banjskë dhe nëse ngjarje të ngjashme mund të përsëriten në të ardhmen, si dhe nëse KFOR merr pjesë në hetimet e ngjarjeve në Banjskë, Ristuccia tha.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë si reaguese e parë, duke reaguar në përputhje me përgjegjësitë e veta ligjzbatuese. Prania e trupave të KFOR-it në atë zonë ndaloi që ngjarjet të eskalojnë në një situatë më të rëndë. Kam qenë në kontakt të rregullt me ​​të gjithë kolegët e mi relevant, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe”, tha ai për Kosovo-Online.

“KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim që të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR nuk kryen aktivitete të zbatimit të ligjit, që është detyrë ekskluzive e Policisë së Kosovës, e cila vepron si reaguese e parë. Këto aktivitete monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), si përgjegjës i dytë. KFOR është reaguesi i tretë. Në dritën e ngjarjeve të fundit, KFOR ka shtuar praninë dhe aktivitetet e tij në veri të Kosovës. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të gjetur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kjo është thelbësore për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, tha ai ndër të tjerash.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?