Realizohet operacioni sekret i Shqipërisë për evakuimin e shqiptarëve, avioni që erdhi nga Izraeli ateron në Tiranë

Realizohet operacioni sekret i Shqipërisë për evakuimin e shqiptarëve, avioni që erdhi nga Izraeli ateron në Tiranë

Ka mbërritur në Shqipëri avioni me shqiptarë, që bëri të mundur evakuimin e tyre nga Izraeli, pas luftës e cila nisi ditën e djeshme mes Izraelit dhe Palestinës, që po vazhdon të rëndojë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë. Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari i Top Channel, Muahmed Veliu, […]

Ka mbërritur në Shqipëri avioni me shqiptarë, që bëri të mundur evakuimin e tyre nga Izraeli, pas luftës e cila nisi ditën e djeshme mes Izraelit dhe Palestinës, që po vazhdon të rëndojë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari i Top Channel, Muahmed Veliu, i cili raportoi se avioni i një kompanie shqiptare ka mbërritur paraditen e sotme në Izrael, ku dhe nisi udhëtimin drejt Tiranës në orën 16:00.

Ky avion charter ishte nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion”. Për momentin nuk jepen të dhëna sa është numri shqiptarëve në bordin e këtij fluturimi special Tel Aviv-Tiranë, për vetë ndjeshmërinë e çështjes.

Ky evakuim i shtetasve shqiptarë me këtë avion charter ndodh në një kohë, kur shumë kompani fluturimi kanë nisur anulimet e fluturimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Qeveria izraelite deri më tani ka konfirmuar se numri i të vrarëve nga sulmi i Hamasit dhe përleshjeve me militantët palestinezë, është rritur në 600.

Kabineti i sigurisë së Izraelit gjithashtu deklaroi zyrtarisht gjendje lufte. Ky njoftim vjen teksa për të dytën ditë me radhë forcat izraelite po përleshen me militantët e Hamasit në pjesën jugore të shtetit. Ndërkaq, zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se numri i viktimave në Gaza është 313. Ushtria izraelite deklaroi sot se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit./Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?